POLITIKË

A do të tërhiqet kreu i PD-së nëse partia humb në zgjedhje? Basha: Kryetarët nuk mbahen…

21:46 - 25.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i PD-së, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në “News24”, është pyetur se pse nuk është mbledhur Këshilli Kombëtar i PD dhe ndryshimet në statut.

I pyetur nëse ndryshimet në statut do përfshijnë edhe dorëheqjen e kryetarit nëse humb partia në zgjedhje, Basha u shpreh se synim mbetet fitorja.

“Sa i përket mosmbledhjes së Këshillit Kombëtar është vazhdimi i një tradite që duhet të ndërprehet në fakt. Anëtarë të Këshillit janë të gjithë kryetarët e grupeve. Ndonëse Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur kuorumi është marrë. Ndryshimet në statut nuk kanë si synim largimin e kryetarit, por fitoren e zgjedhjeve. Kryetarët nuk mbahen me zor në krye të partisë.

Unë personalisht ju kam premtuar demokratëve në garën e korrikut se do përpiqem që PD të dalë nga ky proces sa i përket vendimmarrjes brenda saj me një vendimmarrje demokratike. Një vendim i marrë nga një trupë më e madhe gabon më shumë se një vendim i marrë nga trupë me e vogël. Ato që ne besojmë do bëhen realitet dhe do e nisim ndryshimin brenda vetes”- tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.