EKONOMI

Buxheti faktik 2016: U mblodhën 22 mln euro më pak se plani

14:44 - 25.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në vitin 2016, të ardhurat tatimore dhe jotatimore të Bashkisë së Tiranës arritën në 7.6 miliardë lekë, apo rreth 55 milionë euro, sipas relacionit “Për miratimin e treguesve të realizimit të buxhetit të bashkisë Tiranë, për vitin 2016”, që do të diskutohet të enjten në mbledhjen e radhës së këshillit Bashkiak.

Nga shuma totale, 4.5 miliardë lekë, ose 60% janë të ardhura tatimore dhe pjesa tjetër jo tatimore.

Bashkia duket se ka qenë tepër optimiste me planifikimin e të ardhurave në fillim të vitit 2016, teksa parashikonte të mblidhte 10.6 miliardë lekë, apo rreth 78 milionë euro. Pavarësisht se të ardhurat rezultojnë të jenë rritur ndjeshëm në pothuajse të gjitha zërat, në fund të vitit ka rezultuar se plani është arritur të realizohej me 71%, apo 22 milionë euro më pak sesa u parashikua në fillim të vitit.

Mosrealizimin më të lartë, në krahasim me planin e fillim vitit e ka taksa e ndikimit në infrastrukturë, ku bashkia ka arritur të mbledhë vetëm rreth gjysmën e të ardhurave të pritshme (1.2 miliardë lekë, nga 2.2 miliardë që priste).  Situata ka ndryshuar në tre muajt e parë të këtij viti, ku të ardhurat nga kjo taksë përbënin gati gjysmën e totalit, sipas të dhënave që u publikuan më herët nga portali financatvendore.al. Megjithatë, bashkia thekson në relacion, se viti 2016 rezulton si viti me i suksesshëm për arkëtimin e taksës se ndikimit ne infrastrukture nga ndërtimet e reja, duke arritur vlerën më të lartë të arkëtuar ne 15 vitet e fundit, megjithëse realizimi i saj është kushtëzuar nga miratimi i planit rregullues gjate 2016.  Realizimi i te ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja është mbi 4 here më shumë se viti 2012, rreth 87% me shumë se viti 2013 dhe 17% më shumë se viti 2014.

Zëri që ka sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e bashkisë Tiranë është ai i taksës mbi ndërtesat nga subjektet e biznesit, që ka sjellë rreth 1.4 miliardë lekë , ose 88 e planit.

Sipas relacionit të Bashkisë, taksa mbi truallin, ka te beje me truallin e përdorur per banese dhe për biznes. Te ardhurat nga kjo takse për vitin 2016, janë realizuar ne shumen 36,828,390 leke, kundrejt planit 20,000,000 leke, pra kemi një realizim prej 184%. Problemi kryesor qe lidhet mete ardhurat nga kjo takse, ka te beje me mungesën e informacionit ne lidhje me pronësinë e truallit, ndaj del e nevojshme qe te krijohet një regjistër elektronik, me të dhëna nga ZVRPP Tirane, duke vlerësuar dosjet ekzistuese dhe verifikimin e tyre ne terren.

Të ardhurat nga taksa mbi tokën bujqësore janë realizuar vetëm 20%. Sipas relacionit, nder problemet kryesore te hasura gjate këtij viti ne lidhje mete ardhurat nga kjo takse, është mungesa e bazës se te dhënave për regjistrat e tokës bujqësore nga Njësitë Administrative, veçanërisht ish-Komunat.

Përqindje të lartë mosrealizimi kanë të ardhurat e parashikuara nga tarifa e zënies së hapësirave publike, me vetëm 40-50%, teksa bashkia i uli këto taksa pas protestave të bizneseve në shkurt të vitit të kaluar. Megjithatë, bashkia thekson se arkëtimet nga tarifa e zënies se hapësirës publike janë 3 here mete larta se arkëtimet e vitit 2015 dhe thuajse 4 here mete larta se ato te vitit 2014.

Taksa e fjetjes u realizua 45%. Relacioni thekson se problemi kryesor i hasur gjatë këtii viti në lidhje me këtë është mungesa e kategorizimit sipas e sistemit te yjeve, e cila solli paqartësi në mbledhjen e taksës se fjetjes ne hotel si dhe fakti se sistemi deri me sot bazohet ne vetëdeklarime. Me hyrjen e sistemit te ri te digjitalizuar për deklarimet dhe monitorimin e hoteleve, i cili përfundon në vitin 2017, pritet një ndryshim i ndjeshëm në të ardhurat nga taksa e hotelit.

Taksat e tabelave identifikuese dhe reklamuese u volën përkatësisht 20% dhe 62% të planit. Problemet kryesore te hasura në arkëtimin e te ardhurave nga kjo takse, thekson Bashkia, lidhen me ndryshimin territorial te Tiranes, ku nje pjese e mire e bizneseve te komunave Kashar, Farke përdornin tabela reklamuese me sipërfaqe të madhe dhe me rritjen e nivelit të taksës, heqjen e kufirit maksimal {18 meter katrore si dhe ndryshimit të shpërndarjes territoriale te saj, nuk i kane përdorur më, duke shkaktuar mungesën e të ardhurave te planifikuara.  Serish, Bashkia thekson se viti 2016 shënon nivelin me te larte të arkëtimeve nga kjo taksë për 15 vitet e fundit me një performance rreth 40% me të lartë krahasimisht me vitet 2014 dhe 2015.

Ecuria e arkëtimit të tarifës së pastrimit për te dyja kategoritë si Biznese dhe Famlljare rezulton me nje rritje te  dukshme ne vitin 2016, për gati dy here me shume se arkëtimet e periudhës 2012-2015 dhe disa here me shume se ne vitet 2006 -2011, si rezultat i riorganizimit te mënyrës së mbledhjes së taksës e forcimit të strukturave  menaxhuese.

Nga taksa e arsimit, e cila u vendos për herë të parë në 2016-n, bashkia ka arritur të mbledhë 3.6 milionë euro, ose rreth 57% të asaj që planifikonte, ku mosrealizimi më i madh është nga familjarët (44%).

Të gjithë ata që kanë makina, kanë paguar në 2016-n rreth 1.3 milionë euro, apo sa 60% e asaj që parashikonte Bashkia në fillim të vitit. /Monitor

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.