SPORT

De Biazi prezantohet te Alaves, merr dy pjesëtarë stafi nga Shqipëria: Synojmë vendin e 4-t nga fundi

13:43 - 25.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Trajneri Italian, Xhani De Biazi është prezantuar sot si trajneri i ri i skuadrës spanjolle Deportivo Alaves. Ai ka vendosur që të marrë me vete në staf edhe dy ndihmës me të cilët punoi në kombëtaren shqiptare, zv. trajnerin Marko Veroneze dhe përgatitësin atletik Arturo Bele.

“Objektivi ynë nuk është të fitojmë kampionatin. Synojmë të dalim të katërtët nga fundi, kaq e thjeshtë”, tha ndër të tjera De Biazi.

Për largimin nga Shqipëria

“Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë në Shqipëri. Largimi nga Shqipëria ishte një akt dashurie ndaj të gjithë Shqipërisë. Me Spanjën e Italinë që janë pak para nesh, vetëm pak, jo shumë (qesh), nuk do të shkonim në Rusi.  Mendova se trajneri i ri do të përgatitej më përpara për atë që vjen në edicionin tjetër.

Para ndeshjes me Maqedoninë, të parën pas Europianit, u thashë: ‘Djem, ju mendoni se jeni tani lojtarë Europiani, që ia keni dalë, etj. Por ju jeni vetëm lojtarët e sezonit të kaluar, por pa dëshirën për të fituar që kishit në sezonin e kaluar. A e dini përse? Se mendoni se jeni perfekt, se jeni lojtarë futbolli, se mendoni se jeni që tani më të mirët. Nuk është kështu. Ju mendoni në mendjen tuaj që do të bëni të njëjtën gjë. Jo, bëni më pak, në mënyrë të pandërgjegjshme, bëni më pak.’”/PanoramaSport

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.