POLITIKË

Fondi për Qytetin Studenti, reagon deputetja e LSI: Qeveri e papërgjegjshme. Ku shkuan 4.5 mln euro fonde?

20:50 - 25.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një tjetër reagim ka ardhur nga LSI, ku kësaj radhe ka reaguar deputetja më e re e parlamentit, Kejdi Mehmetaj. Lidhur me ratifikimin e marrëveshjes së bërë sot mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane për rehabilitimin e 5 godinave në Qytetin Studenti në Tiranë. Ajo ka thënë se qeveria është e papërgjegjshme duke fshehur fondet që kanë përfituar prej 4.5 milionë eurosh.

Sot, në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u diskutua ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane për rehabilitimin e 5 godinave në Qytetin Studenti (faza e dytë e projektit. Faza e parë është miratuar rreth një vit më parë), investim që arrin shifrën 6.5 milion euro. Falenderoj qeverinë gjermane ka vendosur të bëjë një financim të kësaj natyre për të përmirësuar cilësinë e jetesës së studentëve shqiptarë. Me dëshpërim, po ju tregoj më poshtë jo thjesht mungesën e përgjegjshmërisë nga ana e qeverisë shqiptare, por edhe si ministri të ndryshme nuk e dinë nëse ky financim është grant apo kredi. Se si përpiqen të na fshehin çfarë bëhet aktualisht me pjesën e parë të fondeve prej 4.5 milion eurosh, që po sipas informacionit të ardhur nga qeveria është alokuar rreth një vit më parë. Si nuk dinë të ndajnë konceptin Qytet Studenti nga Kampus Universitar dhe si janë të pazotë të na tregojnë me transparencë projektin ku janë bazuar për të kërkuar këto fonde.

Në diskutimet e bëra në komision qartazi gjenden momentet kur përfaqësuesit e ministrive të ndryshme përpiqen të qartësojnë njëri-tjetrin duke harruar që këtë punë duhet ta kishin bërë shumë kohë më parë.

Kesaj i thonë #HaxhiQamilizëm qeveritar!

Bashkangjitur janë shkëputur pjesë nga marrëveshja dhe relacionet e ministrive të ndryshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.