SPORT

PSG i ofron Kavanit një milion euro që t’ia lërë penalltitë Nejmarit, uruguaiani refuzon

11:46 - 25.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




PSG-ja nuk po i gjen dot ende një zgjidhje çështjes së gjuajtësit të penalltive, debat që lindi mes Kavanit dhe Nejmarit gjatë ndeshjes së kampionatit francez kundër Lionit.

Duke qenë se Kavani ka në kontratë një bonus prej një milion eurosh në rast se shpallet kryegolashënues i Ligës 1, ai nuk pranoi të linte Nejmarin të gjuante penalltinë, shkruan PanoramaSport.

Për t’i dhënë zgjidhje situatës, drejtuesit e klubit francez prej ditësh janë futur në negociata me sulmuesin uruguaian, madje i kanë ofruar atij edhe një milion eurot e bonusit, vetëm që të lejojë brazilianin të jetë goditësi i parë i penalltive.

Por sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “El Pais”, Kavani e ka refuzuar këtë ofertë duke këmbëngulur që të vazhdojë të jetë ai gjuajtësi i parë i penalltive, njësoj siç ishte vendosur përpara se Nejmari të transferohej në skuadër.

Nga burimet e së njëjtës gazetë mësohet se futbollistët e PSG-së janë në krah të Kavanit në këtë çështje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.