POLITIKË

Replika mes Halim Kosovës, Grida Dumës dhe Bardh Spahisë në Komisionin e Shëndetësisë

21:36 - 25.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë bërë dy kërkesa për interpelancë në Komisionin e Shëndetësisë.
Deputetët e dy partive opozitare, kanë kërkuar që ministrat të raportojnë para tyre, se si do të ndahen ministritë.
Kërkesa e PD-së u depozitua pas asaj të LSI-së dhe kësisoj është kundërshtuar edhe nga vetë deputeti demokrat, doktori Halim Kosova.
Ky i fundit është përplasur me dy kolegët e tij të PD-së, Bardh Spahia dhe Grida Duma

REPLIKAT NË KOMISIONIN E SHëNDETëSISë:

Vasili: Kemi rëne dakord që në mbledhjen e ardhshme dhe në dy mbledhjet e tjera, në varësi të dinamikës dhe mundësisë që do të kemi me ministrat përkatës, Komisioni të organizojë disa dëgjesa të shkurtra për të qartësuar rikonfigurimin e ri, në mënyrë të veçantë të çështjeve sociale pasi në të shkuarën duke qenë të përqendruar në një ministri të vetme Komisioni ka qenë i qartë, meqënëse po flas nga eksperienca e të shkuarës, une, Klodiana dhe Ilir Pendavinji që kemi qenë në këtë Komision, e kishim më të grupuar dhe e dinimin që të gjitha çështjet që lidheshin më këtë problematikë, i drejtoheshin asaj ministrie.

Me rikonfigurimin e ri sigurisht është në interesin e të gjithë anëtarëve të Komisionit por dhe në mënyrë individuale të gjithsecilit, për interesa të caktuara që mund të kenë, qoftë të karakterit legjislativ, të karakterit politik, pyetjeve, çështjeve për të sqaruar, për të ditur si është rikonfiguruar. Ndaj, kemi rënë dakord, sigurisht ky rend dite miratohet edhe me mirëkuptimin e të gjithëve sëbashku këtu që ministrat përkatës duke filluar të mërkurën me ministren e shëndetësisë dhe të çështjeve sociale të jetë ajo dhe pastaj të vijojmë edhe me ministrat e tjerë, për të na qartësuar më shumë për rikonfigurimin, në bazë të kompetencave të marrë nga secila ministri, formën e mënyrën si është ndërtuar dhe pastaj jo vetëm ne po dhe sekretaria e komisionit të ketë lehtësi në shumë çështje…..

Spahia: Keni jo vetëm dakordësi por unë edhe në emër të kolegëve të mi të Partisë Femokratike në këtë Komision, kishim përgatitur një kërkesë pikërisht këto që ju i përmendët, për nevojën e zhvillimit të një dëgjese publike pikërisht me ministren e Shëndetësisë, për të kuptuar më mirë në kuadrin e riformatimit të Ministrisë së Shëndetësisë, bashkimit tek ajo edhe të çështjeve sociale, mënyrën e funksionimit, kompetencave të reja edhe mënyrën sesi e shohin ato edhe realizimin pastaj edhe të objektivave të kësaj ministrie.

Ne e kemi formatuar kërkesën tonë, e kemi firmosur, unë do të doja që ta depozitonim.

Vasili: Ska asnjë problem, mund ta depozitojmë, po meqë kemi dhe këtë dakordësi…

Spahia: Ju e ezauruat si kështu, por thjesht për të qenë edhe korrekt, në mënyrë zyrtare. E njëjta gjë me ato që diskutuat edhe ju që në fillim…

Vasili: Patjetër

Spahia: i njëjti objektiv, i njëjti…

Spiropali: U dakordësua edhe në mbledhjen e Kryesisë së Komisionit. Nuk kemi asnjë kundërshti

Spahia: …ne e kishim përgatit edhe vetë kërkesën

Klodiana Spahiu: Meqënëse isha në mbledhje paraprakisht dhe mendoj që nuk do ishte mirë të shkonin dy kërkesa më vete. Bëmë një program dhe ky program që bëhet paraprakisht miratohet. Programi që bëhet nga kryesia miratohet në mbledhjen e Komisionit. Nëse ju jeni dakord me atë çfarë thotë kryetari i Komisionit, nuk ka arsye që ju të dorëzoni kërkesë më vehte. Të paktën kështu e ka Rregullorja, nëse pastaj ne nuk biem dakord, është një kërkesë që dorëzohet nga opozita.

Kosova: A ta them unë dicka? Unë do mendoj që Partia Demokratike do të ketë marsh para, marsh mbrapa, do ketë timon. Nuk duhet me u nis nga qendra me një mendim të iki dhe mos t’ja di rrugës. Për mua më duket e pakuptimtë Bardhi, që ne të dorëzojmë kërkesë kur kryetari i Komisionit atë vetë propozon. Po ju them edhe një gjë…

Spahia: Halim, mirë..

Kosova: Mos bëni kërkesë pa e ditur edhe unë, si anëtar i Komisionit. Nuk dua të bëhem pjesë e asnjë lloj gafe nga Partia Demokratike. O do ta di që aty dhe do të jap mendimin tim. Nëqoftëse do e bëni kështu tjetër herë, dijeni që do të reagoj. Këtu, kur u tha kjo gjë nuk shkon, s’ka llogjikë, mos kujtoni se do keni përkrahje. Kush e ka propozuar? Atje ta diskutojmë, mblidhemi edhe në mes të natës po të duash. Këtu kjo për mua është gafë nga PD.

Vasili: Në rregull

Klodiana Spahiu: Është pjesë e tyre.

Spahia: O Halim kishte të drejtë mos me e firmos mor burr i dheut. Nuk është çështja këtu, ne kur…

Kosova: Kur e tha kryetari i Komisionit tërhiqemi. Te jem i qartë për këtë s’kam firmos letra

Duma: Nëse me lejon z. kryetar, përsa i përket me të drejtë, as nuk ka asnjë diskutim, që çdo deputet është në të drejtën e vet të reagojë edhe në momentin e fundit, jo vetëm në momentin e parë siç thotë doktor Halimi. Por është bërë njoftim nga grupi parlamentar për këtë dakordësi të plotë

Spahia: Sigurisht

Duma: Duke qenë se strukturat bashkohen është krejt e normalshme, ju e keni paraprirë edhe është gjë e mirë. Sa i përket faktit a duhet arshivuar apo jo një kërkesë, doktori mund edhe ta heqë firmën, s’ka asnjë problem dhe ka të drejtën e vet dhe e mbështes totalisht, por është thëne doktor në grupin e përgjithshëm që do të kërkohet me ministri të cilat…

Spahia: U propozua

Halimi: Jam dakord por çfarë kuptimi ka kjo tashti.

Duma: Ajo që edhe unë nga pikëpamja procedurale nuk bie dakord me ju të gjithë, ajo që ka është një ndarje midis procedurës së plotë edhe aksionit politik apo aktit politik pastaj. Si akt politik ai qëndron. Pra opozita kërkon me kaq firma, nuk i bën dëm askujt ta arkivojë këtë kërkesë. Besoj që do e gjejmë këtë dakordësi.

Vasili: Unë me mirëkuptimin tuaj e sqarova në krye të herës, e drejta e depozitimit është një e drejtë kushtetuese……

Kosova: Do më falësh edhe njëherë, që mos ta zgjas më. Nëqoftëse do ishte depozituar letra dhe kryetari i Komisionit bënte këtë në rregull, por kur ajo vendoset dhe ti thua kam dhe këtë nuk shkon.

Spahia: Edhe dicka Halim. Ne kur themi… Unë nuk e di cfarë është diskutuar në mbledhjen e kryesisë së Komisionit. Nuk e di. Kjo kërkesë mund të ketë një fjalë më shumë, mund të ketë një fjalë më pak. Ç’problem ka këtu me depozitu kërkesën sot? Për më tepër që firmosëm mor burr i dheut. Ti kur firmos tregon dakordësinë.

Vasili: T’ju them një gjë tashti miqësisht. Në rrugë e sipër Komisioni do të ketë cështje për të cilat do të jetë i detyruar të debatojë. Tja kursejmë vetes këtë debat. Do kemi kohë për të debatuar për shumë cështje të tjera. Kjo është një cështje që është e qartë dhe kemi dakordësi……


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.