Kryesore

Ish Ministri tregon bandën e Elbasanit: Aty ku jetojnë ata, ka tunele si në Afganistan!

21:46 - 26.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Duke shpjeguar hezitimin e policëve për t’iu përgjigjur bandës që i sulmoi në Elbasan, ish Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj tha në News24, në emisionin Studio e Hapur, se efektivët kanë pasur frikë për jetën e tyre. Sipas Demirajt, gjatë kontrollit të banesave dhe shtëpive të tyre ka tunele ku banda ka fshehur armatime të rënda dhe kjo dihet nga policia. Demiraj shkoi më tej kur i krahasoi tunelet që janë bërë në vendqëndrimin e bandës me ato që përdoren në luftën e Afganistanit.

“Në shtëpitë e tyre janë konstatuar tunele underground, njësoj si në Afganistan. Aty mbanin ushqime dhe armë. Ishin përgatitur. Policia i ka të gjitha me fotografi” tha Demiraj.
Vonesa e policisë për t’u futur brenda në vendqëndrimin e bandës, sipas Demiraj i ka dhënë kohë të pastrojnë gjurmët. Mendohet se policët qëndruan jashtë tregut ushqimor për një kohë të konsiderueshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.