Tech

VIDEO/ Leku lumë, shikoni çfarë ndodh në dasmën ku janë Shkëlzen Berisha dhe kryetari i gjykatës

12:43 - 04.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Dasmat shqiptare zakonisht shquhen për zakone të veçanta siç është edhe hedhja e parave kur kërcen çifti ose edhe drejt orkestrës, por duhet thënë që jo në çdo dasmë dyshemeja shtrohet në kartëmonedha. Por nuk është ky rasti, pasi në videon e mëposhtme në një dasmë ku këndon Aurela Gaçe me Fatmira Breçanin, është prezent edhe Shkëlzen Berisha bashkë me kryetarin e Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluca që “mbulon” këngëtaret në para.

Në pamje të parë duket si një dasëm normale, ku dy këngëtare të njohura, Aurela Gaçe nga Vlora dhe Fatmira Breçani nga Tropoja kanë bashkuar zërin dhe po këndojnë këngë të të gjitha trevave. Në një dasmë normale, përreth të cilave sillen dasmorë dhe dashamirës të muzikës, transmeton “Pamfleti” si më poshtë.

Por në një momente shihen “shuka” lekësh, para me grushte që derdhen në drejtim të këngëtarëve. Para 50 mijë lekëshe dhe 50 euroshe dhe prerje dollarësh hidhen në “sheshin” e këngës së dasmës dhe të tallavasë.

Në një moment në video shihen vetëm duar që i hedhin këto para. Pastaj pamja qartësohet dhe duket pikërisht kryetari i Gjykatës së Vlorës, tropojani Skënder Haluca që hedh shuka parash në drejtim të këngëtarëve, në kulmin e gëzimit dhe të tallavasë. I hedh pikërisht kryegjykatësi i Vlorës se ka disa herë që del në konferenca për mediat dhe deklaron se është gati të kapë “peshqit e mëdhenj”, por nuk po e ndihmon fare prokuroria dhe politika e lidhur me krimin.

Po a ka “peshk më të madh” se vetë Skënder Haluca, që me një rrogë mizerabël si ajo e drejtësisë, hedh miliona vetëm në një dasëm e tallava?

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.