EKONOMI

“Furtunë” në Hipoteka, ministrja e Drejtësisë jep njoftim të rëndësishëm, shpall publikisht vendet e lira të punës

14:07 - 10.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Pas deklaratave të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili i quajti publikisht përgjegjës për llumin e shkaktuar, duke lëshuar akuza te forta ndaj ish-drejtuesve të LSI-së që kishin Hipotekat dhe Burgjet, Ministrja e Drejtësisë ka hapur konkurset për drejtuesit e rinj të Hipotekave.

Në një deklaratë për mediat, ministrja Etilda Gjonaj shpalli fillimin e nje konkursi, qe sipas saj synon t’u japë qytetarëve shërbim dinjitoz dhe të ndershëm.

“Ky është hapi i parë i reformës në hipoteka. Reforma e cila përfshihet në planin e veprimit 100 ditor të qeverisë  për reformimin e shërbimeve publike për titujt e pronësisë dhe do të vijojmë më tej me organizmin e konkurrimit për të gjithë personelin e të gjithë zyrave të hipotekave në vend”, – tha ajo.

Sipas saj, përmirësimi i këtij shërbimi, si dhe zhdukja e çdo rasti korruptiv janë arsyet që i çojnë sot në hapjen e konkursit publik, një praktikë që nuk ka ekzistuar më parë.

“Ftojmë dhe motivojmë të gjithë qytetarët që vlerësojnë se përmbushin kriteret ligjore për këto pozicione të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën elektronike dhe postare dhe të bëhen pjesë e kësaj reformë që sapo ka nisur”, – tha ajo.


Shfaq Komentet (10)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Shpresojme qe te pergjidhen personat e afte dhe qe i perbushin kriteret. Ka ardhur momenti qe te largohen te gjithe ata qe skishin kualifikimin e duhur.

    Përgjigju ↓
  2. Day te pyes Znj. Ministre!
    -Pse talleni…kur thoni do te zhvilloni konkurse per vendet e lira per regjistrues ne hipoteka !!!
    Referuar kritereve te pergjithshme qe ju kini vendosur, si 7 vite eksperience ne institucionet publike…apo dy rekomandime nga dy punedhenes….ju keni vendosur de fakto dhe de jure se ke do te emeroni.
    -kritere absurde qe vetem logjike juridike nuk kane…
    -perse e perjashtoni rinine nga e drejta e konkurimit!!!!
    -me logjiken tuaj injorante juridike…ose 7 dhe jo 5, 3, 1 vit aq sa eshte dhe stazhi…per çdo student!!!
    -Pra ju i doni 7 vjecar ne administrate publike…sepse doni zyrtare te tredhur qe te zbatojne verberisht urdhrat tuaj.
    -Te rinjte keni frike ti pranoni ne konkurs se e dini mire ata fitojne dhe mund te mos i kontrolloni dot…e pra vazhdoni…duke promovuar “llumin” qe aq shume perzemer ka Kryellumi qe ju zgjodhi Ju.

    Përgjigju ↓