Show-Bizz

Pak ditë pasi pranoi lidhjen me Klean, shpërthen Elgit Doda: S’ka rëndësi nëse përfaqëson llum apo intelekt, në…

13:01 - 12.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ka shpërthyer sot ndaj portaleve, kantautori Elgit Doda, vetëm pak ditë pasi u vendos në qendër të mediave dhe rrjeteve sociale për postimin e një fotoje dhe bërjen publike të lidhjes së dashurisë me këngëtaren simpatike, Klea Huta.

Përmes një statusi në rrjetin social, këngëtari Elgit Doda ka shtruar pyetjen se çfarë u duhet arti një artisti? Sipas tij, mjafton të kesh një lidhje, apo të bësh një skandal për të qenë në qendër të vëmendjes. Ai gjithashtu ka vënë në dukje se tashmë krijimi i artit, këngëve të bukura dhe fitimi i çmimeve të ndryshme në festivale nuk kanë më rëndësi përpara lajmeve të skandaleve.

Statusi i plotë i kantautorit Elgit Doda

Çfarë i duhet arti një artisti?

Në Shqipëri, në vendin ku jetojmë e punojmë mjafton të krijosh një lidhje, mjafton të prodhosh një skandal, mjafton të bësh një “scoop” dhe je në qendër të portaleve. Vërshojnë telefonatat për emisione… Nuk ka rëndësi nëse përfaqëson llum apo intelekt!

Puno ti o vëlla, rri pa gjumë, lodhu pa fund, bëj këngë, fito festivale, prodho hite muzikore, askush se vret mendjen se kto gjëra janë lajmi i vërtetë dhe duhet ta ushqesh publikun dhe të marrësh klikime dhe audiencën e merituar.

I/e dashur drejtues portali, I/e dashur drejtues emisioni, ushqeje këtë public “te pafajshëm” me gjëra qe ja vlejnë .sepse ky duhet te ishte misioni yt!

Mediokriteti dhe Pseudoarti tashmë falë jush kanë zënë vënd fuqishëm në të shkretin “Vend”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.