KULTURË

Trashëgimia, serveri i Ministrisë së Kulturës kontrollon shitjen e biletave

11:10 - 12.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në gjashtë prej institucioneve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri numri i vizitorëve do të mund të monitorohet në kohë reale. Fondi Shqiptaro–Amerikan për Zhvillim (AADF), në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës kanë mundësuar projektin e vendosjes së biletarive elektronike në Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Muzeun Kombëtar Etnografik Krujë, Parkun Kombëtar Arkeologjik Apoloni, kalanë e Beratit, Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri” Berat, Parkun Kombëtar Arkeologjik, Shkodër dhe kalanë e Gjirokastrës. Ky është finalizimi i një projekti të përbashkët mes Ministrisë së Kulturës dhe fondacionit shqiptaro-amerikan nisur në vitin 2014, me një vlerë investimi prej 512 mijë dollarësh, ndërsa faza e parë e këtij projekti bëri të mundur implementimin e këtij sistemi në Parkun Kombëtar Butrint në vitin 2012 dhe në Muzeun Historik Kombëtar në vitin 2014. Faza e dytë ka vijuar procesin e zbatimit për 7 destinacionet e përzgjedhura, përgjatë vitit 2017, me një kosto rreth 530.000 USD. Ministrja Mirela Kumbaro tha me këtë rast se kjo është “një perspektivë e re dhe hapja e rrugëve të reja të menaxhimit të trashëgimisë kulturore përmes rijetësimit dhe përmes përfshirjes në të, edhe të donatorëve edhe të biznesit, nën një kuadër ligjor të rregulluar”. Ndërsa Michael Granoff i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, tha se “trashëgimia kulturore e një vendi është shumë më tepër se disa gurë, por përmban ADN-në e një kombi, gjë që është shumë e vlefshme jo vetëm për të njohur të kaluarën e një vendi, por edhe për të parë të ardhmen se në çfarë mund të shndërrohet një vend”. Nga një server qendror i vendosur në Ministrinë e Kulturës regjistrohet në kohë reale çdo shitje bilete përmes një sistemi kamerash, dhe qëllimi kryesor i këtij projekti është rritja e transparencës në mbledhjen e të ardhurave nga shitja e biletave në qendrat e trashëgimisë kulturore. Kjo infrastrukturë bën të mundur përmirësimin e shërbimit dhe performancës së institucioneve të trashëgimisë ndaj vizitorëve, rritjen e transparencës fiskale përmes monitorimit në vazhdimësi të procesit dhe përftimin e të dhënave në kohë reale drejt institucioneve përfituese dhe Ministrisë së Kulturës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.