POLITIKË

VENDIMI/ Përfundon mbledhja e Byrosë, Noka përjashtohet nga Kuvendi për 10 ditë

20:02 - 12.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka përfunduar mbledhja e Byrosë Parlamentare duke marrë vendimin e përjashtimit të deputetit Noka për 10 ditë nga parlamenti.

Në votimin e bërë LSI ka votuar kundër këtij përjashtimi duke bashkuar votat me PD-në.

Sipas vendimit 5 vota ishin pro dhe 1 kundër, e cila ishte e LSI.

Ndërkohë që ka reaguar kreu i grupit të PD-së, Paloka duke thënë se Rama ka bërë rrugaçin dhe se Byroja nuk e dinte një gjë të tillë. Duke shtuar se argumentat për përjashtimin e Nokës do t’i kishte zili edhe byroja e Enver Hoxhës.

Gjithashtu Paloka ka thënë se e gjitha kjo është lojë e kryeministrit për t’i mbyllur gojën opozitës.

“Nëse vazhdojnë kështu pasojat do të jenë edhe më të rënda”-ka thënë kreu i grupit të PD, Edi Paloka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.