Kryesore

Berisha nxjerr nofkat e ministrave: Ditzi Bajro, Damjan Çela dhe Zhozhoja që peshon Ramën në kandar

13:21 - 13.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka numëruar me radhë nofkat e ministrave të Edi Ramës, duke e quajtur ata qeveritarët e krimit, pasi ka akuzuar direkt vëllanë e kryeministrit, si pjesë e bandës së Xibrakës dhe nxori datën se kur ai ka dalë me makinën me kokainë nga vendi.

“Ku është koka e krimit, ministrat e tij janë qeveritarët e krimit. Niko Peleshin e thërrasin Niko Rragami, Xhafën e thërrasin Agron Xhafa, Olta Xhaçkën, ku është…

Pandeli ti nuk e ke me krimin se e do njërën dorë në tepsi tjetrën në sini, edhe me Ramën dhe me Erjon Velinë.

Damian Çela, je ti, edhe një tjetër po prit..

Ditzi Bajro, e harruan Sulon që i internonte, tani e thërrasin Ditzi Bajro, Damjan, ushtar i klanit Bajro”

Arben Zhozhoja ku është, i njohur për aferat e tij të shumëllojta, por njëri është tipari i tij kryesor, nga këta ai e peshon në para në kandar Ramën.

AKUZAT PER OLSI RAMEN

Kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka folur me emra dhe ka akuzuar direkt vëllanë e kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën si një nga kokat e bandës së Xibrakës.

Ai ka theksuar se ka fakte për këtë. “Olsi Rama është gjetur në sistemin TIMS të kalojë kufirin me makinë e përshtatur për transport droge më 10 tetor të vitit 2014 nga Ilir Hoxha, Gjonaj dhe Genci Xhixha, kanë kaluar kufirin të gjithë ata që janë brenda”- tha Berisha. Kaluan kufirin të gjithë ata që janë brenda, por Olsi jo, se është vëllai yt.

I them këtij zotërisë, a është kjo një akuzë konkrete, dil dhe jep shpjegime pse yt vëlla në makinën e kokainës, yt vëlla erdhi me bandë nga Bostoni që merret me trafik drogë dhe të pista, por kjo ishte akuzë e përgjithshme mund të thoni ju.

Tani na thuaj pak është yt vëlla çfarë don ai me makinën e drogës, një nga kryesorët e Xibrakës, apo do thuash si Xhafa, ç’më duhet mua se çfarë bën im vëlla. Edi Rama kush i solli kriminelët në Kuvend?

Ndokën përdhunues, Frrokun vrasës, Prengën hajdut vilash dhe trafikant, i solli opozita apo i solle ti? Ti i solle se krimi i dobishëm është për tu nderuar. A kam të drejtë të quaj unë ty Edvin Ndoka, Prenga, Frroku, shumë të drejtë, nuk ke denoncuar asnjë prej tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.