BLUETOOTH

Adelina Ismajli çmend rrjetin, tregon format bombastike

11:22 - 14.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Që prej fillimeve të karrierës, Adelina Ismajli është konsideruar si diva e skenës shqiptare, e duket se nuk ka ndërmend ta humbasë këtë titull. Edhe pse vetëm 6 muaj më parë është bërë nënë për herë të parë, këngëtarja e njohur ka lënë pa fjalë ndjekësit në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar një foto në “Instagram” ku shfaqet me bikini e ku bien në sy linjat e saj bombastike. “Sërish te trupi im!” – shkruan këngëtarja, duke shpjeguar se në vetëm pak muaj, ajo u është rikthyer linjave të saj të mëparshme. Në foton e shkrepur në bordin e një jahti, Adelina duket mahnitëse me një palë bikini ngjyrë rozë, teksa po shijon pushimet e para si nënë së bashku me familjen e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.