EKONOMI

OSHEE-abonentëve: Përditësoni kontratën ose ju presim dritat  

13:35 - 15.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Ornela MANJANI

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike u kërkon abonentëve të përditësojnë të dhënat në kontratën që kanë me operatorin në të kundër do t’ju ndërpritet energjia elektrike. Kontratë për furnizimin me energji kanë rreth 1.2 milionë dhe një konsiderueshme e tyre nuk kanë të dhë- na të sakta. Bëhet fjalë për gabime në emra, mbiemra, adresa, nuk korrespondon numri i kontratës me emrin e abonentit etj.

Për të saktësuar të gjithë të dhënat për çdo abonent OSHEE kërkon përditësimin e kontratës. OSHEE bën të ditur se një pjesë e konsiderueshme e abonentëve kanë kryer përditësimin, por verifikimi për çdo rast kryhet shumë thjeshtë në faqen zyrtare të OSHEE-së. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare pranë OSHEE-së sipas të cilit saktësojnë se u rikujtojnë abonentëve të kryejnë procesin e përditë- simit të të dhënave të kontratës së Furnizimit të Energjisë Elektrike, pasi në të kundërt do u ndërpritet energjia elektrike.

PROCEDURA

Procedura për përditë- simin e të dhënave kryhet në faqen online të kompanisë është mundësuar aksesi i menjëhershëm përmes një dritareje të veçantë, që të lejon përditësim e informacionit. OSHEE bën të ditur se përditë- simi i të dhënave synon identifikimin e klientëve e më konkretisht identiteti i plotë i tyre, adresa e saktë, mënyra si janë të lidhur në rrjet në kuptimin si dhe të dhënat për matësit. Qëllimi i plotësimit të formularit me të dhënat përkatëse, synon saktësimin e të dhënave të klientëve, në mënyrë që të vendoset një marrëdhënie kontraktore e rregullt në shërbim të palëve. Përveç të dhënave të klientit do të evidentohen qartë dhe informacionet mbi objektin që furnizohet me energji elektrike, duke shmangur pasaktësitë e këtyre të dhënave. Procesi pasohet edhe me avantazhe për abonentin, pasi një kontratë me të dhëna të sakta, të plota e të besueshme, e shndërron shërbimin ndaj tij më transparent dhe efecient. Burimet zyrtare nga OSHEE bëjnë të ditur se plotësimi i të dhënave të kërkuara, përfaqë- son një detyrim ligjor, referuar ligjit “Për sektorin e energjisë elektrike”.

 

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Tentova tre herè t’ju nis ketè letèr ankese dhe nuk funksionon posta juaj elektronike e publikuar né faqen tuaj zyrtare. Gjerat e thjeshta i keni komplikuar per te rènduar dhe mèrzitur qytetarin…
    Te nderua!
    Pèrgjigja e juaj e dt.2.11.2017 eshtè zvarritje tjetèr pa kuptim e problemit; nuk e dij, ju e dègjoni se ç’ kèrkon qeveria nga administrata? Tè mereni ju me zgjdhjen e problemit se jeni né tè njètin institucion e jo tè mè dergoni dy nr. celulari tè Oshee…. Unè jam emigrant dhe nuk e kam atè tangèrlikun (lluksin) e shqiptarit atje qè tè harxhoj 1€ pèr ç’do minut, duke u shpjeguar me ta ne nr. e celularve 68695900 dhe 686035990… Dergojani akesen time atyre ose me dergoni e mailin e tyre, qè tua shpjegoj dhe nji herè problemin e lènè mangut tè tyre. Punè tè mbare! Me respekte Mit’hat Fagu 3.11.17 Te dhena e fatures mai 2016: Bilal Fagu, Bll.Vasil Shanto, Preng Bib Doda, 11,2,14 Kodi Klientit TRIO 030039028190, Nr.Kontrates O 28190 , Nr. Matsit 0/68507

    Përgjigju ↓