LIFE STYLE

Historia e Aidës në luftën kundër kancerit 47-vjeçarja: Vendosa të mos dorëzohesha

10:38 - 16.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Kur ishte 44 vjeçe, Aida u diagnostikua me kancerin e gjirit, lajm që tronditi botën e saj dhe familjarët. E pyetur nga “Gazeta Shqiptare”, 47-vjeçarja tregon betejën më të keqe me të cilën jeta e përballi dhe vullnetin e dëshirën e madhe që pati për ta mposhtur e për të vazhduar para. “Në vitin 2014, gjatë një kontrolli rutinë, mora vesh që isha e prekur nga kanceri i gjirit. Ky lajm më shkatërroi dhe më ra si ‘bombë’. Por më duhej të bëhesha e fortë për veten e për familjen time, kështu që vendosa të mos i dorëzohesha sëmundjes. Fillova të merrja trajtime dhe pas një viti, kur isha 45 vjeçe, bëra operacionin, i cili doli me sukses”, – tregon Aida. Pas operacionit, ajo vazhdoi trajtimet me kimioterapi dhe tashmë pas 3 vitesh, falënderon të gjithë ata që i qëndruan afër në ato momente të vështira.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.