BOTA

Bota në prag të luftës? Frikëson diplomati amerikan: Të përgatitemi për më të keqen

13:05 - 17.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Pas kërcënimit të radhës nga Koreja e Veriut diplomati amerikan John Sullivan ka theksuar se “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bisedojnë me Korenë e Veriut, por duhet te jene të përgatitura për “më të keqen”.

Reagimi erdhi ndërkohë qe Koreja e Veriut kishte bërë kërcënimin e radhës duke deklaruar zyrtarisht se lufta bërthamore mund te shpërthente nga çasti ne çast.

Sullivan foli pas bisedimeve në Tokio me homologun e tij japonez se duhet të merren me programet e avancuara të Koresë së Veriut për armët bërthamore dhe raketat balistike.

“Fokusi ynë është në diplomacisë”, tha Sullivan. “Ne duhet, megjithatë, me aleatët tanë, Japoninë dhe Korenë e Jugut dhe gjetkë, të jemi të përgatitur për më të keqen nëse diplomacia dështon”- tha ai.

Tensionet janë rritur gjatë gjithë vitit, ndërkohe qe Trump dhe Kim Jong-un kanë shkëmbyer fyerje personale.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.