SPORT

“Marca” shokon Totenhemin: Janë hebrenj, prandaj i urrejnë

11:57 - 17.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Nuk i ka shpëtuar hijes së skandalit supersfida e sotme mes Realit dhe Totenhemit dhe shkak për këtë është bërë një shkrim i gazetës madrilene “Marca”.

Një profil që mban firmën e Enrike Ortegas bënte një historik të klubit londinez në faqet e brendshme të të përditshmes spanjolle, në të cilin shkruhej se “për shkak të origjinës hebraike të Totenhemit, ata janë një klub që përçmohen nga klubet e tjera”.

“Marca” i kishte kushtuar një faqe të plotë kësaj specialeje, e cila tërboi Spërsat. Gazeta u distancua menjëherë, duke thënë se e gjithë kjo polemikë lindi për shkak të përkthimit të keq të fjalës “urrejtje” dhe u shfajësua se nuk kishte aspak qëllim për të denigruar historinë e klubit, që është themeluar nga një biznesmen i ri me origjinë nga Izraeli./PanoramaSport

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.