SPORT

Sefa: I jemi borxhli Skënderbeut për lavdinë europiane që po na fal, skuadrat e tjera kampionë me hatër

11:35 - 17.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka qenë pjesë e korçarëve dhe është shpallur kampion me ta. Fation Sefa, sulmuesi i Lushnjës, për “Panorama Sport” deklaron se për të ka qenë një mbrëmje magjike për vetë faktin se ruan ende kujtime të mrekullueshme.

“Për mua ishte një ndjesi e bukur të rikthehesha në Korçë e të luaja përballë ish-ekipit tim, me të cilin jam shpallur kampion dhe kam shumë kujtime të bukura. Jam ndier vërtet mirë dhe kam përjetuar emocione të shumta. Për fat të keq, nuk ka qenë një mbrëmje e mirë edhe për ekipin.

Luanim përballë një ekipi që po bën ligjin në kampionat dhe të gjithë e dinë që është shumë e fortë. Ishte e vështirë, por ne ia bëmë pak më të lehtë Skënderbeut, pasi duhet të ishim më të vëmendshëm sidomos në dy golat e fundit. Gjithsesi, për mua mbetet një mbrëmje magjike, pasi të shënosh gol kundër kampionëve është një ndjesi e bukur.

E them kështu, pasi Sefa vetëm Skënderbeun e quan kampion, asnjë ekip tjetër. Gjithë të tjerët janë kampionë në letër apo me hatër. Skënderbeu mbetet kampioni dhe dominuesi i kampionatit në vitet e fundit, pasi është një superekip që po na bën të gjithëve krenarë edhe në Europë. I jemi borxhli Skënderbeut për këtë lavdi europiane që po na fal”, deklaroi ish-sulmuesi i Skënderbeut.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.