AKTUALITET

EMRI/ Tentoi nga tarraca të vjedhë tubat metalike të kondicionerit, arrestohet 37-vjeçari

10:23 - 18.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit.

Kështu, uniformat blu kanë bërë të ditur se Eduart Ademi, në Lagjen “11 Nëntori” në tarracën e pallatit dyshohet të ketë tentuar të vjedhë tubat metalike të kondicionerit në pronësi të shtetasit A.Ll.,  36 vjeç, banues në Elbasan.

NJOFTIMI I POLICISË

Arrestohet në flagrancë një shtetas për “Vjedhje të mbetur në tentativë” Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Eduart Ademi, 37 vjeç banues në Lushnje.

Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë natës, në Lagjen “11 Nëntori” në taracën e pallatit dyshohet të ketë tentuar të vjedhë tubat metalike të kondicionerit në pronësi të shtetasit A.Ll.,  36 vjeç banues në Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”,  parashikuar nga nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.