EKONOMI

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë shpall konkursin për 11 vende vakante

09:51 - 18.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ornela Manjani

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk do të kërkojë rritje të tarifës për vitin 2018. Në një dalje për mediat administratori i OSHEE, Adrian Çela iu përgjigj interesit të medias lidhur me aplikimin e kompanisë së shpërndarjes për një rishikim të mundshëm. “Ne jemi duke bërë llogaritjet tona, dhe jemi të predispozuar që të mos kemi një rritje të tarifës. Kemi nisur procedurën standarde që kërkohet në bazë të rregullave për të bërë aplikimin, por aktualisht jemi në fillim të llogaritjeve. Rritje nuk do kemi, nëse do të kemi ulje, do ta bëjmë me dije”,- tha administratori Çela. ERE nga ana tjetër është në pritje të aplikimeve të operatorëve të tregut dhe paralelisht me këtë ka bërë të qartë edhe metodologjinë që do të ndiqet për të vlerësuar këto tarifa. Me ndryshimin e modelit të tregut edhe aplikimet si dhe caktimi i tarifave pritet të jetë më kompleks për vitin në vijim. Pritshmëria që kompanitë të kërkojnë një rishikim për të përmirësuar financat e tyre vjen në kushtet kur Korporata Elektroenergjetike Shqiptare pati një rënie të dukshme të prodhimit këtë vit e për rrjedhojë edhe një rënie drastike të të ardhurave. OSHEE, nga ana tjetër, ka shpenzuar rreth 100 milionë euro për importe dhe ka nevojë për të vijuar investimet e saj në rrjet në funksion të uljes së humbjeve si dhe përmirësimit të cilësisë së furnizimit të konsumatorëve. OST mbetet akoma e mbërthyer me një seri kredish dhe overdraftesh të viteve të kaluara që i kanë shërbyer për investime si dhe për linjat 400 kv që janë tashmë të përfunduara. Gjithsesi operatorët kanë ende kohë për të paraqitur aplikimet e tyre që në linja të trasha marrin parasysh shpenzimet për operimin dhe planin e investimeve.
Shkarkimet
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shpallur të hapur konkursin për 11 vende vakante. Bëhet fjalë për postet e drejtorëve rajonalë për 11 drejtoritë rajonale të kësaj shoqërie. Bashkë me njoftimin, OSHEE ka publikuar edhe kriteret që duhet të përmbushin kandidatët e interesuar. Kandidati duhet të zotërojë një diplomë të nivelit master shkencor, ndërsa degët e preferuara janë ato në shkenca inxhinierike, ekonomike dhe juridike. Në kritere përfshihet edhe pasja e së paku 5 viteve përvojë pune, me një eksperiencë të preferuar në drejtim ose menaxhim. Krahas këtyre kushteve, kërkohen edhe njohuria e mirë e gjuhës angleze dhe aftësi të mira kompjuterike. Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dorëzojnë një letër interesi për pozicionin në të cilin po konkurrojnë; jetëshkrimin; tabelën e plotësuar me të dhënat për aplikant sipas modelit të përcaktuar nga OSHEE; si edhe formularin e vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore. Aplikimet do të priten deri më datë 6 nëntor pranë OSHEE, datë pas së cilës do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve dhe do të zhvillohet faza e intervistës me gojë dhe testimit me shkrim.

Vendet vakante

1.    Drejtoria Rajonale Tiranë
2.    Drejtoria Rajonale Durrës
3.    Drejtoria Rajonale Elbasan
4.    Drejtoria Rajonale Gjirokastër
5.    Drejtoria Rajonale Korçë
6.    Drejtoria Rajonale Shkodër
7.    Drejtoria Rajonale Fier
8.     Drejtoria Rajonale Berat
9.     Drejtoria Rajonale Burrel
10. Njësia Kukës
11. Njësia Vlorë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.