Kryesore

Pas negociatash, zbresin nga vinçi burrë e grua që kërcënuan se do hidheshin. Ata kërkuan…

09:16 - 18.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

   




Pas shumë negociatash kanë zbritur nga vinçi Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari, të cilët kishin hypur në vinç që prej orës 07:30.

Ka qenë një punonjës i zjarrfikëseve që është ngjitur në vinç dhe dy përfaqësues, njëri nga ministra e Lindita Nikollës dhe tjetri nga Bashkia e kryeqytetit, ata që bindën çiftin e bashkëshortëve, Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari të zbresin nga vinçi tek Pallati i Kulturës.

KERKESA

Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari, çifti që kanë hypur në një vinç në Tiranë dhe kërcënojnë se do të vetëvriten, ka bërë të ditur dhe kërkesat e tyre: dëmshpërblim për vitet e burgut.

Ata kërkojnë që të biseojnë me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla. “Të vijnë këtu, tek Pallati i Kulturës, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja Lindita Nikolla”, kanë kërkuar çifti Saraçi-Gjinollari në negociatat me Policinë.

“Apeli ynë i parë nuk u dëgjua”, – deklaroi Teuta Gjinollari, e cila vuri në dukje, gjendjen e vështirë ekonomike.

Ndërkohë burime për GSH.al kanë bërë ditur se një zjarrfikës ngjitet në vinçin ku janë dy personat.

Personat kanë hypur në vinç që prej orës 07:30.

Vijon…

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.