Kryesore

Zbulohet dokumenti/ Mevlan Habilaj rekomandoi anëtar partie babain e Saimir Tahirit

10:57 - 18.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, në një kohë që ka lumë akuzash ndaj ish-ministrit të Brendshëm, për shkak të skandalit të përgjimeve për bandën e Moisi Habilajt në Itali dhe implikimi në to të Tahirit, ka nxjerrë sot një dokument të Arkivit Qendror të PPSh, në fund të viteve ’70.

Pikërisht në këtë dokument, që daton më 10 janar të ’77-ës thuhet se Mevlan Habilaj rekomandon për antar partie shokun Bashkim Tahiri (ati i Saimirit, MInistër i Brendshëm 2013-2017.

Emri i Tahirit po lakohet shumë së fundmi, për lidhjet me Habilajt. Ndonëse në një deklaratë për shtyp dje, ai bëri të ditur  se ka përgjegjësi vetëm morale në këtë histori, dhe se ka gabuar që i ka shitur makinën pa i verifikuar kushërinjve të tij të 10.

Në dosjen hetimore të italianëve për trafikun e drogës të Habilajt dhe 10 të arrestuarve të tjerë, zbardhen përgjime telefonike dhe ambientale ku përmendet emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

POSTIMI I PLOTË

Habilaj-Tahiri

Sipas dokumentave të Arkivit Qendror të PPSh në fund të v. 1970 shoku Mevlan Habilaj rekomandon për antar partie shokun Bashkim Tahiri (ati i Saimirit, MInistër i Brendshëm 2013-2017…

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.