SPORT

Zyrtare, Armando Cungu largohet nga drejtimi i Vllaznisë

09:49 - 19.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Tashmë është zyrtare, Armando Cungu është larguar nga drejtimi i Vllaznisë. Një gjë të tillë e ka bërë me dije klubi shkodran me anë të një komunikimi për shtyp ku njoftohet se ndërprerja e bashkëpunimit është bërë me konsensus.

Ndërkaq, mësohet se trajner i ri i Vllaznisë pritet të emërohet Ernest Gjoka.

Njoftimi i Vllaznisë

“Komunikim për shtyp

Klubi i futbollit Vllaznia përshëndet punën dhe kontributin e deritanishëm të trajnerit Armando Cungu dhe informon ndërprerjen konsensuale të bashkëpunimit, në të mirë të Vllaznisë dhe të përmirësimit të rezultateve sportive. Urojmë suksese trajnerit Cungu në detyrat e ardhshme.

Klubi Vllaznia”

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.