AKTUALITET

Artan Hoxha: Dosja e Tahirit ka probleme. Ja pasaktësitë e prokurorisë

21:30 - 20.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gazetari Artan Hoxha ka komentuar së bashku me gazetaren Klodiana Lala mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve si dhe kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahirit që më pas i hap rrugë arrestimit të tij.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ Artan Hoxha tha se dosja e Prokurorisë nuk është kopsitur si duhet. “Njeriu i fundit që kam dëgjuar të fliste që jam gati të shkoj në burg ka qenë presidenti Meta, i cili u bë President. Kam pritur që dosja e Prokurorisë të ishte e kopsitur.

Ka një problem tek dosja. Nuk pashë asnjë gjë në atë material për Policinë e Shtetit. Tahiri është ministër dhe ti kur shkon tek ai i ke këputur të gjitha këmbët e karriges. Prokuroria duhet ta kishte kopsitur më mirë dosjen”- tha Hoxha.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Bravo Artan, si perhere djale i guximshem e i pa aneshem!, E ke treguar vehten per aftesite e tua sidomos tek 21 janari.Sa mire do ishte te kishim dhe Klodianen te tille,por mos u lodh me te se ste vjen te thembra per nga aftesia.I kujtoj Lales se nuk je vetvehtja kur flet neper emisione.Te kam pare vete kur je futur kundravajtje ne rruge te durresit,nderkohe qe pas dy netesh diskutoje ne nje emision te tv clan per aksidentet rrugore.Bej kujdes se udhetoje dhe me femijen ne makine..

    Përgjigju ↓