Tech

Gjesti i pazakontë i Saimir Tahirit/ Ja si e shpjegon psikologia

17:45 - 20.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sytë dhe veshët e të gjithëve kanë qenë në mbledhjen e Komisionit të Mandateve gjatë ditës së sotme, ku është diskutuar heqja e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri në kudër të një hetimi të prokuorisë shqiptare dhe asaj italiane për përfshirjen e tij në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Teksa ndodhej në sallën e mbledhjes, Tahiri ka tërhequr vëmendjen me një gjestë të pazakontë. Në një letër të bardhë, ai ka shkruar me gërma të mëdha emrin e tij dhe e ka vendosur atë mbi pajisjene  mikrofonit, siç bëhet rëndon në konferenca apo aktivitete të tjera ku vendosen emrat e të pranishmëve.

Por duket se ky veprim i ish-ministrit të Brendshëm ka dashur të thotë diçka më shumë. Sipas një psikologeje të sjelljes të kontaktuar nga ‘Tiranapost.al’, ky është një veprim racional, i dukshëm, mund të jetë bërë për të treguar se ‘Jam i pafajshëm’ dhe ‘Jam këtu sepse populli më ka zgjedhur dhe jam këtu për të provuar të vërtetën deri në fund’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.