BOTA

Italia kap gomonen me 1.5 tonë marijuanë, pranga dy skafistëve shqiptarë

08:44 - 20.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një tjetër sasi e madhe droge u kap nga Guardia Di Finanza në Itali. Mediat italian kanë raportuar se kanë sekuestruar një gomone me 1.5 ton marijuanë dhe kane arrestuar dy shqiptarë qe ishin ne rolin e skafistëve.

Mësohet se operacioni është zhvilluar të mërkurën rreth orës 14:00, kur është parë mjeti lundrues që po ecte me shpejtësi.

Pas ndjekjes policia arrestoi shqiptaret V.L 31 vjeç dhe T.N 26 vjeç, të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Nga peshimi i drogës rezultoi se marijuana ishte e ndarë në 64 pako me peshë totale 1505.30 kg, e cila nëse do të hidhej në tregun e pakicës do të kapte vlerën e 15 milionë eurove.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.