POLITIKË

Basha: Rama garantoi kriminelët se nuk do të preken. Qeverisja e tij de fakto ka marrë fund

12:56 - 22.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play





Kreu i PD-së, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratat që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri ditën e sotme në Ministrinë e Brendshme.

Basha thotë se qëllimi i daljes ishte për t’ju dhënë garanci publike kriminelëve se nuk do të preken.

“Në krah të Fatmir Xhafës sot Edi Rama u betua se do vendosë shpërblime për kokën e kriminelëve në kërkim. Sa do t’ja vërë çmimin kokës së vëllait të Ministrit të Brendshëm që kërkohet nga policitë e gjysmës së botës për trafik kokaine?”, – ka shkruar ndër të tjera, Basha.

JA POSTIMI I PLOTË

Qëllimi i daljes së Edi Ramës para drejtuesve më të lartë të policisë ishte t’u jepte garanci publike kriminelëve se pavarësisht ngjarjeve të fundit, ai e ka në kontroll policinë, se Saimir Tahiri është i sigurt, se interesat e krimit janë të mbrojtura e nuk do të preken. Sot Edi Rama bëri të qartë pa asnjë fije dyshimi se ai ka zgjedhur të sakrifikojë qeverisjen e vendit, integrimin europian të vendit, të ardhmen e vendit për të mbrojtur krimin.

Nuk ka tregues më të dhimbshëm se sa poshtë ka rënë policia e një vendi, se sa të shohësh drejtuesit më të lartë të policisë, të detyruar të dëgjojnë e mbajnë shënim me kokën ulur si memecë, çoroditjet e një njeriu që ka humbur çdo sens të realitetit dhe çdo kontroll të vetes.

Gjendja e vërtetë e policisë së Ramës lexohet në përgjimet e anti-mafias italiane. Atje do të gjeni të vërtetën e pancensuruar dhe të pa transformuar nga propaganda e Edi Ramës, e cila financohet nga paratë e drogës. Atje do të mësoni të vërtetën se shefat e policisë së Edi Ramës janë hamej që ngarkojnë gomonet e drogës, që mjetet e policisë së Ramës janë në dispozicion të trafikut, që radarët e policisë së Edi Ramës ndizen e fiken me urdhër të trafikantëve, që trafikantët kujdesen edhe për dhuratat për festa për Ministrat. Atje do të mësoni që krimi është kthyer në makinë elektorale.

Në krah të Fatmir Xhafës sot Edi Rama u betua se do vendosë shpërblime për kokën e kriminelëve në kërkim. Sa do t’ja vërë çmimin kokës së vëllait të Ministrit të Brendshëm që kërkohet nga policitë e gjysmës së botës për trafik kokaine?

Rama dhe ministrat e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Qeverisja e tij de fakto ka marrë fund.

 


Shfaq Komentet (4)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Imagjinoni o njerez si do te ishte katandisur shteti yne nese do te udhehiqesh nga nje njeri i paafte si ky Luli. Ti sdi te mbash nje parti politike e jo me te mbash nje shtet te gjithe.Po pranoje o Lul sa poshte ke rene e sa i pavlere qe je. Mos thuaj lart e poshte historura te paverteta e cdo fjale e thene nga ti bie ne kundershtim me faktet konkrete.

    Përgjigju ↓
  2. Ore u n habitem me ty.
    Deri para 1 muaj kishe Demirajn Miister ti aty, kisjte 4 muaj koke te zbultonte gjithcka me fuqine qe kishte, te gjithw policen e inkriminuar te gjithe drejtoret dhe tw gjjtha dosjet e krimineleve.
    Pse na cmendi keshtu me traplliqe e deklarata te stisura e shtirura?
    Ke ndihmoni me keto qe thoni? Veten?
    As opozite nuk dini te beni sic duhet, te paafte.

    Përgjigju ↓