Tech

S’ka më diell, sot në darkë nisin shirat dhe reshjet e borës. Ja zonat

15:34 - 22.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Duket se ditet me diell dhe aq te ngrohta shenojne fundin, per t’i lene vendin nje tjeter moti. Meteorologet parashikojne se dita e sotme mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare deri ne mesditë, kur një sistem vranësirash vjen nga Veriperëndimi dhe vendoset gradualisht deri në mbrëmje mbi të gjithë territorin.

Orët e natës sjellin shira fillimisht në Veriperëndim dhe gradualisht shirat do të përfshijnë të gjithë vendin. E hëna, pritet të jetë me shira ndërsa në mbrëmje parashikohen reshje dëbore në ekstremin Verior dhe zonat e thella malore të Verilindjes.

Temperaturat e ajrit do të ulen gradualisht deri mesditën e së hënës kur pritet rënie e ndjeshme e tyre duke zbritur maksimumet termike sipas zonave në vlerat 13 – 17°C zonat malore; 18 – 21°C zonat e ulëta dhe 19 – 20°C bregdeti.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare deri mbrëmjen e së dielës kur pritet forcim i erës mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Natën e së dielës dhe gjatë së hënës, vijon forcimi i erës mbi 60 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë por mbi 6 ballë, në det të hapur.

Burimi: Meteoalb

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.