Intervista

Flet i madhi 3 vëllezërve Habilaj: Bllokimi i 86 mijë eurove në vitin 2012 dhe roli i Agron Kuliçajt

16:12 - 23.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Artan Habilaj, vëllai i madh i Moisi dhe Lolo Habilajt, ka folur një një intervistë për gazetarin e “Gazetës Shqiptare”, Enrik Mehmeti. Ai ka rrëfyer të versionin e tij të së vërtetës rreth akuzave për trafik droge, lidhjen e gjakut me Tahirin dhe problemet me Dritan Zaganin. Artan Habilaj ka treguar edhe një episod kur në vitin 2012 atyre u janë bllokuar nga policia 86 mijë euro. GSH.al po risjell pjesën e dytë të intervistës së Artan Habilajt në korrik 2015.

Juve ju është bllokuar një sasi, 86 mijë euro. Këto lekë a i keni pasur të justifikuara?
Këto lekë janë bllokuar me të vërtetë nga dogana e Durrësit, dhe nga policia e Durrësit në vitin 2012, dhe në bazë të verifikimeve q ëjanë bërë, lekët kanë dalë pas 1 muaj a 2 muaj janë zhbllokuart. Prokurori ka qenë Edmond Kaloshin në bazë të verifikimit që më ka bërë të biznesit…

Ju cfarë biznesi keni?
Të fruta-perimeve, import eksport, Itali, Greqi të gjithë Evropën, kam 15 vjet me këtë biznes. Ky ëeshtëe urdhri i edmond Kaloshit, tja coj opozitës këto që të mësojë për shifrën që më është bllokuar, dhe i verifikuar dhe kontrolluar pikë për pikë nga zoti i asaj kohe, nga ish-nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z Agron Kuliçi.

Pra këto lekë janë verifikuar atë kohë?
Po janë verifikuar, dhe i kanë verifikuar 2 muaj e gjysëm, sa kanë verifikuar deri në Itali për gjërat e mia…

Pse nuk janë deklaruar nga personi të cilit iu kapën?
Nuk e di, unë i kisha thënë personit të cilit iu kapën, të depononte lekët, puna e tij pse nuk e bëri, dhe ai u dënua me 2 milionë lekë të vjetra gjobë për mosdeklarim.

Ka qenë vetë z.Kuliçaj që ka firmozuar ndryshimin e shumës?
Të të gjitha lekëvem, të pasurisë sime, të të gjitha lekëve, ai z Kulicaj.

Sa i takon pjesës së lekëve, destinacioni i tyre kush ishte?
destinacioni i tyre ishte Italia, për blerje malli në Itali, për blerje për biznesin që kam.

Në akuza flitej për pjesë të kundraligjshme…
I ke me fakte me letra të gjitha, që cdo gjë është verifikuar në kohën e opozitës

Ju etiketoheni si kontingjent në qytetin e Vlorës dhe etiketoheni dhe për një pengmarrje. Sa i vërtetë është ky informacion?
Në asnjë mënyrë nuk kam marrë peng askënd.

Si qëndron e vërteta se ju u akuzuat për këtë lloj akuze?
Kemi qenë fis në kohën e opozitës, kur drejtor ka qenë Artan Cuku dhe na kanë akuzuar për një pengmarrje, por e vërtetojmë me një shkresë të prokurorisë se kemi qenë dhe në një proces gjyqësor. Dhe në shkresën e prokurorisë nuk bëhej fjalë për pengmarrje as të kemi marrë peng njeri. Ky është drejtuesi i prokurorisë, Kristaq Beluli dhe Xhemal Saliaj që ka pushuar cështjen.

Pra kjo lloj akuze ka rënë?
Unë z.Enrik flas me letër, me fakte dhe jo si opozita. Këto janë fakte.

Po si ka ndodhur kjo cështje?
Thjesht ky personi, më ka pasur X lekë borxh dhe me akt noterie dhe nuk mi solli dhe më thoshte ti kam dhënë. Dhe në bazë të verifikimeve që ka bërë prokuroria u verifikua se zotëria më ka lekët që nuk mi ka dhënë akoma.

Duke qenë makina në qendër të vëmendjes, flitet për një person me inicialet A.D. ose Ard Dalipi. E njihni ju, sila është lidhja juaj me këtë person?
Absolutisht në asnjë rast nuk e njoh dhe nuk kam të bëj fare me të.

Pra ky person për të cilin përflitet nuk ka hipur asnjëherë në makinën tuaj tip Audi?
Tani une them që nuk e njoh këtë person, dhe si mund të them që ky person ka hipur në makinën time?

Një prej akuzave të fundit që janë bërë nga ana e opozitës, janë ato për shefin e Postës Kufitare në Himarë? Keni pasur apo jo në lidhje me trafikun e drogës, duke qenë se akuzat janë dhe është lidhje kriminale?
Po është e vërtetë që opozita, ditët e fundit, domethenë para dy ditësh ka nxjerrë një foto të tij me vëllain tim. Tani që opozita sheh ëndrra me baronë droge, nuk është faj i askujt. Ky në fotografi, shefi i Postës Kufitare, z Sokol ka qenë në një festë me miq të mitë dhe janë ulur për të ngrënë dicka dhe në foto po ta shohësh nuk ka ndonjë kontigjent, madje aty ka dhë nja dy këngëtarë, dhe në gjithë tavolinën nuk ka asnjë kontingjent kriminal. Ajo ka qenë një festë fetare dhe këtë ta shohë opozita dhe ta verifikojë

Fotot me shefin e Postës i ke të tanishme apo të hershme?
Shumë, flasim për 8 vjet para, 9 vjet në mos bëj gabim, jemi njohur në një festë fetare. Nuk kemi absolutisht asnjë lidhje droge, asnjë gjë…

Në të njëjtat akuza thuhet se ju dispononi rreth 68 mijë kanabis sativa në fshatrat e Vlorës që kanë përkujdesje të zv/shefit të komisariatit të Vlorës. Si mund të faktoni të kundërtën? Cili është reagimi juaj dhe a keni njohje apo lidhje me zv/shefin komisariatit?
As nuk e njoh dhe as nuk e di si quhet, ëndrrat e opozitës si gjithmonë vazhdojnë me përbaltjen e Habilajve, vazhdojnë të shohin filma me baronë droge dhe kjo më shumë është çështje politike me të cilën unë nuk kam fare lidhje. Nuk e kam idene e sa mijë rrënjëve, janë ëndrra të ish kryeministrit që në darkë sheh ëndrra dhe ditën i thonë në kanale televizive dhe Facebook. 

GSH.al

Lexo këtu pjesën e parë të intervistës: Artan Habilaj: Zaganit i thashë “mos më ndiq më!”. Pse na e kërkoi Tahiri prapë Audin “AA 003 GB”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.