Kryesore

“Ne, lidhje me drogën? Absolutisht jo! S’ka fakte. S’ka prova”, ja si i përgjigjet Artan Habilaj akuzave për trafik

16:46 - 23.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Në asnjë rast të vetëm nuk kanë qenë dhe nuk janë pjesë e kontingjentit kriminal që akuzon opozita”. Kështu i përgjigjet Artan Habilaj, pyetjes nëse vëllezërit e tij janë përfshirë në trafik droge.

Artan Habilaj është vëllai i madh i dy vëllezërve të tjerë, Moisi dhe Florian Habilaj, njëri i arrestuar dhe tjetri në kërkim si pjesë e grupit të akuzuar nga drejtësia italiane për trafik droge.

Në një intervistë për gazetarin e “Gazetës Shqiptare”, Enrik Mehmeti, i madhi i Habilajve ka folur për një rast të ndalimit të tij në Itali. GSH.al po risjell pjesën e tretë të intervistës së Artan Habilajt në korrik 2015.

Ju në ndonjë rast i jeni shoqëruar apo ju e dispononi këtë sasi?
Absolutisht ne kemi bizneset tona dhe në asnjë rast nuk kemi lidhje me drogën apo eksponent të drogës. Në një rast të vetëm që kemi lidhje, opozita të dalë me fakte dhe me prova dhe unë e ftoj të faktojë. E ftoj opozitën ti faktojë siç po i faktoj unë…
Po në shtetin fqinj, keni precedent penalë, në shtetin italian, pasi në këto lloj akuzash flitej trafiku mes Shqipërisë dhe Italisë
Absolutisht që jo, në asnjë rast të vetëm, pasi as unë dhe as vëllezërit e mi në asnjë rast nuk kemi precedent penal në Itali. Të vetmin problem e kam, që nuk e quaj problem të madh, është një skadim i një leje qarkullimi ndërkombëtar dhe në një rast të vetëm më kanë ndaluar.

(Artan Habilaj) 

Me çfarë lloj automjeti të kanë ndaluar?
Me kamion, më kanë ndaluar me automjetin tim tip frigorifer që eksportoj fruta-perime dhe z Kulicaj e ka parë këtë dokument dhe bashkangjitur me këtë dokument e thotë, nga policia italiane i vetmi, nuk është precedent, por dyshohet që thotë; është një leje ndërkombëtare e kamionit e skaduar dhe është një gjë që çdo njeri e neglizhon, e anashkalon dhe nuk është ndonjë shkelje e madhe, por jo trafik a ku di unë,…
Në dokumentet që ju kishit, kishit pushimin e çështjes për pengmarrje, kishit dokumentin që kishte lidhje me, përsa i përket pjesës së lekëve dhe të gjitha rastet janë pushuar. Këto janë dokumente keni menduar ti depozitoni dhe të bëni një kallëzim, ju i quani shpifje?
Po, po
Do ndërmerrni hap ligjor?
Për hir të vërtetës, në muajin e fundit opozita ka hedhur shumë baltë mbi emrin tonë, të Habiljave dhe ne kemi fëmijë që i shkollojmë, dhe fëmijët nuk duan të shkojnë më as në shkollë për shkak të mbiemrit që akuzohet përditë. Del Basha, Alibeaj, Ristani etj dhe na akuzon pa pikën e lidhjes. Thjesht nuk arrijmë të kuptojmë arsyen. Ky është institucion shtetëror, të dalë të verifikojë, të hapë arkivat
Po vëllezërit tuaj, a janë pjesë e kontingjentit të krimit, se akuzoheni si familje, familja Habilaj?
Në asnjë rast të vetëm nuk kanë qenë dhe nuk janë pjesë e kontingjentit kriminal të sipërpërmendur që akuzon opozita.
Në Shqipëri apo në Itali?
Në asnjë vend të Europës i kanë hyrjet dhe daljet të rregullta si cdo qytetar tjetër i thjeshtë, si çdo biznesmen i rregullt. Faleminderit!

Dhe një pyetje të fundit, lidhur me skafin, flitet lidhur me një gomone që është në pronësi të ministrit Tahiraj që është përdorur nga familja Habilaj brenda një baze policie brenda zonës së Radhimës. Cila është përgjigja juaj…
Në qoftë se të gjitha këto kanë qenë ëndrra, këto që folëm bashkë, kjo që thonë tani ka qenë ëndërr më sy hapur e opozitës. Në asnjë mënyrë të vetme nuk ka pasur as skaf, as gomone, as jaht, ca thotë z Berisha. Si ka mundësi që me një institucion shtetëror që përflitet si Delta Force që është vetëm vëzhgim, si mund të bëhet trafik droge apo të futet një person i paautorizuar, çfarë lloj shpjegimi mund ti japësh? Në qoftë se kjo ka qenë ëndërr, kjo ka qenë ëndërr me sy hapur e Berishës dhe e Zaganit dhe e të dyve bashkë.

Dhe përveç përgjigjes që ju i jepni në bazë të dokumentacioneve, cila është përgjigja që ju jepni si familja Habilaj?
Do i kërkoja opozitës, dhe deputetëve të opozitës ta lenë të qetë familje Habilaj. Me përbaltjen që i kanë bërë, rreth 1 muaj e pak ditë. Ky është një vendim QKR-je, një dokument i dalë nga institucionet shtetërore ku theksohet se firma Habilaj është një biznes i rregullt, që paguan të gjitha taksat prej vitit 2002, dhe në asnjë mënyrë dhe në asnjë sekondë nuk ka mbetur pa paguar taksat e shtetit. Këtë ta verifikojnë në çdo zyrë të shtetit. Ndaj do ju lutem shumë, ta lini të qetë familjen Habilaj!  Ky është mesazhi për opozitën.
Si quhet firma juaj?
Firma është AMC SHPK, import-eksport, bën të gjitha llojet e biznesit.

GSH.al

Lexo këtu pjesën e parë të intervistës: Artan Habilaj: Zaganit i thashë “mos më ndiq më!”. Pse na e kërkoi Tahiri prapë Audin “AA 003 GB”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.