SPORT

Panuçi bën publike listën për miqësoren ndaj Turqisë, ja futbollistët e grumbulluar

12:51 - 03.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Është publikuar nga trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Kristian Panuçi lista e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen miqësore të datës 13 nëntor në Antalia me skuadrën përfaqësuese të Turqisë.

Për këtë ndeshje miqësore, italiani i kombëtares shqiptare ka grumbulluar 25 futbollistë, ku mund të veçohen lojtarët e rinj, Astrit Ajdareviç që luan me AEK, si edhe Ylber Ramadani që luan në Danimarkë me skuadrën e Veljes.

Ylber Ramadani do ti bashkohet skuadrës në datën 11 nëntor, pasi do të jetë i angazhuar me skuadrën kombëtare U-21 në takimin zyrtar eleminator të datës 10 nëntor në Tiranë.

Në Kombëtare rikthehet edhe mesfushori i Skënderbeut, Sabjen Lilaj, i cili së bashku me Alban Hoxhën do të jenë përfaqësuesit e vetëm të Kategorisë Superiore në ekipin Kombëtar. Panuçi i ka dhënë shansin në këtë miqësore edhe mbrojtësit Nase Aliji, pavarësisht se ai aktualisht nuk luan me asnjë klub. Për sa i përket mungesave janë të shumta, duke filluar nga Kukeli, Kaçe, Çikalleshi, Memolla për shkak dëmtimesh, si dhe Bekim Balaj, i cili pavarësisht se e kaloi dëmtimin nuk është preferuar nga trajneri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.