Kryesore

FOTO/ Tetë orë operacion në Shkodër, natën u nis në Tiranë. Jetë luksi, para dhe femra, ja kush është 20-vjeçari që lufton me vdekjen

10:39 - 05.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Kiras në Shkodër. 20-vjeçari Hermes Beqiri është personi që ka mbetur i plagosur, ndërsa ësshtë vënë në pranga autori i ngjarjes së mbrëmshme në Shkodër. Policia që në fillim pati dyshime se autori është Elvis Hoxha. Sipas burimeve policore, dy të rinjtë njiheshin më përpara dhe kanë pasur një grindje të çastit për motive banale, gjë e cila solli edhe plagosjen e 20-vjeçarit.

Hoxha, pasi ka debatuar me Beqirin, ka marrë një pistoletë dhe e ka qëlluar disa herë. 20-vjeçari ka marrë vetëm një plumb në bark, por trajektorja e plumbit i ka prekur shume organe duke bërë që të humbë një sasi të konsiderueshme gjaku. Kjo ka bërë Beqiri të transportohet në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Ai për rreth 8 orë ka qëndruar ne operacion ne spitalin e Shkodrës dhe më pas në orët e vona të natës është transportuar me autoambulancë në spitalin ushtarak në Tiranë.

Mësohet se 20-vjeçari vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

DETAJET

Autori i dyshuar, Elvis Hoxha, u vu në ndjekje nga policia në fshatin Grudë ku dyshohej se është fshehur pas ngjarjes, ku edhe u arrestua. Nga ana tjetër, grupi hetimor nisi hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Fillimisht, disa persona që ndodheshin brenda lokalit ku ndodhi plagosja janë shoqëruar në komisariat për të dëshmuar mbi atë çfarë kanë parë në momentin e konfliktit të çastit mes dy të rinjve e më pas plagosjes së ndodhur. Në deklarimet e tyre, dëshmitarëve janë shprehur se nuk e kanë pasur mendjen dhe se janë larguar nga vendi i ngjarjes, pa e kuptuar se çfarë po ndodhte realisht, shkruan Panorama.

Ndërkohë, po të hedhësh një sy në profilet sociale të Beqirit, ai është një djalë që bënë jetë luksi me shokët e tij, ku në foto nuk mungojnë momentet me pije, para edhe drogë.

Madje në disa prej fotove të profilit të tij në Facebook, ai ka ekspozuar edhe momente intime me femra, madje me disa femra njëherësh…

Në foto të tjera ai ka ekspozuar shuma të mëdha valute (euro), si dhe mjete luksoze si makina e motorë.

Në të tjera foto ai shikohet qartë se ka një adhurim për “të fortët” e filmave të Hollivudit, si Toni Montana… ose të paktën ky është një realitet imagjinar i 20-vjeçarit.

   

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.