AKTUALITET

Ja kush janë dy agjentët e FBI-së, në operacionin “Forca e Ligjit”

13:43 - 07.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në ministrinë e Brendshme ditën e sotme është bërë prezantimi i dy agjenteve të FBI-së, që mbërritën sot në Tiranë. Kjo ishte paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama para ca ditësh ku njoftojë se në vendin tonë do të vinin agjentë të huaj për të luftuar krimin.

Dy agjentët, si duken edhe në fotot e siguruara nga GSH.al janë dy zoterinjtë me kufje në vesh, të cilët janë ulur në  krah të ministres së Drejtësisë dhe të ambasadorit amerikan në vendin tonë, Doland Lu.

Agjentët e FBI janë Mark Newhouse dhe Jack Liao.  Agjenti Special i FBI-së, Mark Newhouse ka një përvojë të spikatur në drejtim të hetimit të krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Ndërsa tjetri është Drejtuesi i FBI për Evropën Juglindore, Jack Liao. Dy agjentët e FBI së bashku me ekspertët nga Italia, Gjermania dhe Britani do të hetojnë krimin e organizuar në Shqipëri.

Ambasadori i SHBA deklaroi sot se presim që të fillim të vitit 2018 presim që të arrestohen peshqit e mëdhenj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.