POLITIKË

“Je burrë dhe kjo fjalë i përmbledh të gjitha”, artistët falenderojnë Ilir Metën për dekorimin e Besim Zekthit

20:16 - 13.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi dje gjatë një ceremonie të zhvilluar në Teatrin Kombëtar, me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” me rastin e 60-vjetorit të krijimit Ansamblin Popullor për kontributet e çmuara dhe interpretimet e shkëlqyera në më shumë se gjysmë shekulli, duke pasur një ndikim të jashtëzakonshëm, të ndjeshëm dhe të patjetërsueshëm në zhvillimin artistik e kulturor në mbarë vendin.

Për rolin e luajtur si ambasador i kulturës jashtë Shqipërisë, nëpërmjet përcjelljes së vlerave më të qenësishme të folklorit shqiptar e trashëgimisë sonë shpirtërore në të gjithë botën.

Gjithashtu Presidenti i Republikës çmoi me Dekoratën “Nderi i Kombit” kërcimtarin, dhe mjeshtrin e valles popullore shqiptare zotin Besim Zekthi në vlerësim të kontributit shumëvjeçar si solist me nivel të lartë interpretativ dhe mjeshtëri të veçantë artistike të valleve shqiptare; për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin tek brezat e artistëve të rinj, si dhe për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore jashtë vendit.

Ndërkohë, sot, dhjetëra artistë e kanë falenderuar presidentin e Repulibkës për nderimin e Zekthit. Lexoni më poshtë mesazhet e profesor Ilir Kadukut, artistëve Myfarete Laze, Marjana Kondi, etj…

GSH.al 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.