SPORT

Ndeshja Turqi-Shqipëri/ Shënon Sadiku, kambëtarja kuqezi kalon në avantazh

19:36 - 13.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kombëtarja shqipëtare është duke luajtur në Antalya aty ku prej ditësh ka qenë e grumbulluar miqësoren e vetme të programuar për muajin nëntor dhe të fundit për këtë vit kalendarik kundër Turqisë. Trajneri Christian Panucci i cili për këtë sfidë ka thirrur 3 lojtarë debutues si Qaka, Ramdanin dhe Ajdareviç do të provojë të marrë sinjalet që ai dëshiron për t’u përgatitur për eliminatoret e ardhshme të Europianit 2020 ku Shqipëria do tentojë të marrë pjesë.

Minutë pas minute

32′ Ledian Memushaj ndëshkohet me karton të verdhë.

24′ Gol Sadiku. Nje depertim nga krahu shum i bukur i Odise Roshit dhe asisti në qender me bomberin që nuk fal

18′ Rast i rrezikshëm në portën e Shqipërisë. Tosun provon me një goditje të fuqishme brenda zonës, ndërhyn Etrit Berisha. Një pritje e shkëlqyer.

13′ Grezda tenton me një goditje, topi devijohet në goditje nga këndi për Shqipërinë.

12′ Provon edhe Çalhanoglu me të djathtën, topi përfundon jashtë kuadratit.

10′ Turqia provon të rrezikojë portën e Shqipërisë. Tosun lëshon një gjuajtje nga jashtë zonës, ndërhyn Berisha, i cili zotëron topin.

3′ Goditje dënimi për Shqipërinë në krahun e majtë shumë pranë zonës. Kuqezinjtë provojnë me një skemë por largojnë rrezikun mbrojtësit turq.

1′ Topin e parë e nis Shqipëria

Formacionet

Turqia: Babacan, Jardimci, Aziz, Sojuncu, Turan, Jukuslu, Ozjacup, Calhanoglu, Under, Karaman, Tosun

Trajner: M. Lucescu

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Veseli, Lenjani, Lilaj, Xhaka, Memushaj, Roshi, Grezda, Sadiku

Trajner: C. Panucci.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.