Tech

Foto/ Ambasadori Lu i ulur përtokë mëson të punojë tezgjah

10:55 - 14.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ndonëse më axhendë të dendur diplomatike, ambasadori amerikan Donald Lu, ka gjetur kohën për tu njohur më nga afër dhe me traditat shqiptare.

Nisur nga kureshtja por dhe për të prekur vetë më dorë realitetin shqiptare, ambasadori Lu është nisur drejt Lezhës ku dhe ka vizituar një familje.

Ajo që i ka bërë përshtypje ambasadorit duket së është endja në vegje, ku ka parë nga afër edhe se si bëhet. Ambasada Amerikane ka postuar disa foto të ambasadorit, ku ai shihet se si i ulur përtokë sheh me përkushtim punën në tezgjah që bën Taze Lazrin, gruaja nga Lezha.

“Foto e Ditës | Ambasadori Donald Lu dhe personeli i Ambasadës mësojnë traditën e endjes në vegjë me Taze Lazrin, në një fshat pranë Lezhës. Taze dhe bashkëshorti i saj, Nikolla, ndihmojnë një sipërmarrje lokale duke thurur peceta dhe pëlhura të tjera, si dhe shporta të cilat përdoren për gjëra të ndryshme.”, shkruhet në mesazhin e ambasadës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.