AKTUALITET

Gjoba tregtarëve në Shkodër, Prokuroria dorëzon dosjen në gjykatë për 7 të arrestuarit

15:14 - 14.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për grupin e gjobëvënësve ndaj tregtareve në Shkodër dhe ka dorëzuar dosjen në gjykatë, e cila pritet të japë masën e sigurisë. Ndaj 7 të pandehurve rëndon akuza e gjobëvënies, ndërsa në kërkesën e prokurorisë për gjykim është edhe kreu i grupit Muhamet Lici, ndërsa për dy persona është pushuar akuza, pasi gjatë operacionit u arrestuan në total 9 persona.

Si u kapen mat ne lokal gjobvenesit 

Arrestimi i gjobevenesve te tregtareve u be me datë 04.03.2017, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, qe finalizuan Operacionin Policor të koduar “ILLEGAL BILLS “.

Ky Operacion Policor është përmbyllur në kuadër të një hetimi të zhvilluar nga shërbimet e specializuara te Drejtorisë Vendore të Policise Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, hetim i cili ka zgjatur për një periudhë 6 mujore.

Ky hetim ka qenë i përqëndruar për dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të “Shtrëngimit me me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 109/b , 33/a/2 , 334/1 të Kodit Penal.

Të arrestuarit 

  1. Muhamet Mustafa Lici, i vitlindjes 1992, lindur dhe banues në Lagjen “Guerrile” Shkodër , i dënuar më parë me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak ”, parashikuar nga neni 278/2/5 të K. Penal.
  2. Abedin Eljaz Bajraktari, i vitlindjes 1990, lindur dhe banues në lagjen “Guerrile” Shkodër , në gjendje gjyqësore “i dënuar”.
  3. Denis Zaim Skutina , i vitlindjes 1993 , në Shkodër dhe banues në Lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër.
  4. Shtetasi G.S, i vitlindjes 2000, lindur dhe banues në Lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër.
  5. Besmir Merzuk Domnori, i vitlindjes 1993, lindur dhe banues në Lagjen “Qemal Stafa” Shkodër.
  6. Gëzim Ragip Vajushi, i vitlindjes 1960, i lindur e banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, i dënuar.
  7. Fatmir Vehbi Dibra, i vitlindjes 1964, lindur dhe banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkoder.

Gjobeveniet 

Përmes ketij hetimi është dokumentuar në mënyre të plotë e të gjithanshme aktiviteti kriminal i “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, vepra penale këto te parashikuara nga nenet 109/b , 33/a/2 , 334/1 të Kodit Penal, aktivitet ky që personat e ndaluar e kryenin me njëri-tjetrin në bashkepunim, të shtrirë kryesisht në zonën e njohur si “Tregu i Zdrales” dhe “Rruga e Gjena e Kirasit”, në qytetin Shkodër.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar rrezikshmerine kriminale që paraqesin, me anë të shtrëngimit, dhunës dhe kanosjes, kishin ngritur një skemë përfitimi të paligjshëm duke u marë pagesa çdo muaj bizneseve private, të cilat ushtronin aktivitetin në zonen e njohur si “Tregu i Zdrales” dhe “Rruga e Gjenë e Kirasit”, Shkodër .

Gjate ekzekutimit te urdhërave, kontrolleve të banesave, janë sekuestruar me cilesinë e provës materiale:

  • Dy automjete, një autoveturë “Mercedez Benz”, i blinduar, me targë AC 108 dhe një autoveturë “Fiat”.
  • 7 telefona celularë
  • 6 uniforma kamuflazhi
  • Nje targë automjeti BP 1065 HT.
  • Nje palë dylbi ,
  • Tre skafandra motorri
  • Nje sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa
  • Fletore shenimesh, me shenime të emrave të personave dhe lekët .

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.