Horoskopi

Horoskopi i datës 14 Nëntor 2017

07:02 - 14.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Të favorizuar nga Venusi, do të jetë e lehtë të shkoni mirë me partnerin tuaj, edhe pas një zënkë të vockël, sepse të ziheni nuk do të thotë se nuk duheni! Jeni gati të hapni rrugë për personin tuaj të zemrës, për ju dashuria vjen para çdo gjëje.

DEMI

Falë mbështetjes së Mërkurit, jeta juaj në çift do jetë shumë e mirë. Megjithatë, mirë është të kujdeseni nga influencat e jashtme. Do bëni diskutime të gjata dhe do prekni edhe tema delikate. Edhe për beqarët pritet të vijë një ditë e mirë. Do tërhiqeni shumë nga dikush që e keni pranë.

BINJAKËT

Pozicionimi i Hënës në lidhje me Plutonin bën që të jeni i pandalshëm përgjatë rrugës së ndërmarrë dhe nuk do të ndaloni edhe përpara të papriturave. Me ngadalë, por pashmangshmërisht, do të anashkaloni pengesën për të shkuar drejt qëllimit.

GAFORRJA

Ndjenja juaj për drejtësi do t’ju ndihmojë të zgjidhni me shpejtësi një çështje delikate, në të cilën nuk do të kishit dashur fare të ishit përfshirë. Pak rëndësi ka nëse mënyra juaj e të vepruarit nuk arrin të kënaqë gjithkënd. Ajo që ka rëndësi është integriteti juaj.

LUANI

Falë mirësisë së Hënës në harmoni me Plutonin dhe Venusin, mund të keni më shumë vullnet për të përmirësuar fushën e ndjenjave dhe të dashurisë. Në shtëpi keni një atmosferë të qetë, duke qenë se dini si ta krijoni.

VIRGJERESHA

Në vend që të rrini i ngulitur tek telefoni dhe rrjetet sociale, vendosni të dilni, bëni një takim romantik apo edhe vetëm thjesht për t’u argëtuar pak. Raste do të keni, por ndoshta ju mungon perceptimi për t’i vënë në pah në kohën e duhur.

PESHORJA

Të favorizuar nga Hëna, zgjidhja e një çështjeje që ju shqetësonte do të jetë e thjeshtë, falë edhe besimit që ju japin shumë persona. Duke mundur të merrni nën kontroll situatën, do të keni çdo gjë nën vëzhgimin.

AKREPI

Keni zbuluar te personi i dashur një anë, ekzistencën e së cilës e keni shpërfillur? Nuk ka problem, do të shërbejë për ta bërë marrëdhënien tuaj në çift më të plotë. Gjatë kësaj periudhë jeni shumë të shpërqendruar. Tregohuni të vëmendshëm, nëse do të angazhoheni në atë që bëni.

SHIGJETARI

Fjalët e bukura dhe vështrimet e ëmbla nuk ju mjaftojnë? Mos kërkoni shumë nga partneri, nëse nuk doni të krijoni tensione që nuk kanë arsye të jenë. Të kënaqeni është e rëndësishme, nëse doni të ndërtoni themelet mbi të cilat të ngrini një raport të qëndrueshëm.

BRICJAPI

Duke mos u dashur të zgjoheni herët për të shkuar në punë, mund rrini të qetë dhe të mos lodheni shumë. Keni nevojë për të pushuar pak, por nëse bie alarmi i orës, pasi edhe sot ju thërret detyra, mendoni të pini një kafe të mirë dhe do të merrni zemër.

UJORI

Nuk është e thjeshtë të ruash përqendrimin tek çështjet më urgjente, nëse nuk do t’ua ktheni me një “jo” strategjike atyre që do t’ju kërkojnë ndihmë. Përkushtojini më shumë kohë vetes dhe pasioneve që keni dhe shijoni gjërat e vogla që ju ofron jeta.

PESHQIT

Keni nevojë për një ndryshim ambienti që u rikthen entuziazmin ideve të reja që keni, për të mos humbur gjallërinë dhe entuziazmin, që ju shquajnë nga të tjerët. Më në fund erdhi momenti për të pushuar pak, pikërisht ajo që ju duhet për të qëndruar më shumë me të dashurit tuaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.