BOTA

Kryeministrja e Britanisë Theresa May akuza të ashpra ndaj presidentit rus Vladimir Putin

11:55 - 14.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Kryeminstrja e Britanisë, Theresa May, ka kritikuar ashpër Rusinë, teksa e ka akuzuar atë për ndërhyrje në zgjedhje dhe për spinazh kibernetik. Duke iu drejtua figurave drejtuese të biznesit në një banket në Londër, kryeministrja May tha se qeveria e Vladimir Putin po përpiqet të minojë shoqëritë e lira. Theresa May u shpreh se Rusia po planifikon histori false për të krijuar mosmarrëveshje në Perëndim. Megjithatë, ajo shtoi se Mbretëria e Bashkuar nuk kërkon konfrontim me Rusinë, po kërkon të mbrojë interest e saj. Komenetet e Theresa May janë të ashpra, ndryshe nga ato të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili javën e kaluar u shpreh se ai e beson Putin kur thotë se nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane. Rusia mund të jetë një parter i vlefshëmi Perëndimit, por vetëm nëse luan në bazë të rregullave, është shprehur më tej Theresa May. “Rusia ka shkelur vazhdimisht hapësirën ajrore kombëtare të disa vendeve evropiane dhe ka bërë vazhdimisht fushatë të spiunazhit kibernetik dhe përcarjes. Këtu përfshihet edhe ndërhyrja në zgjedhje dhe hakerimi i ministrisë danezë të mbrojtjes, por edhe të bundestagut mes të tjerash. Ne e dimë se cfarë po bën por nuk do të kesh sukses”. Sakaq, sekretari i jashtëm britanik Boris Johnson, pritet të vizitojë Rusinë muajin e ardhshëm. “Gazeta Shqiptare”

Juliana Knezi


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.