POLITIKË

Meta mbledh ambasadorët, flet për bashkim: Shqiptarët jashtë potencial i madh

10:41 - 18.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i vendit Ilir Meta ka mbledhur sot ambasadorët tanë nëpër botë, në kuadër të diplomacisë ekonomike përfshirë atë kulturore, ekonomike dhe politike.




Ai ka dhënë disa mesazhe për përfaqësuesit tonë në botë, duke theksuar se ndalet me kënaqësi te diplomacia kulturore, “se vijmë nga Vjena, ku u zhvillua një aktivitet i mrekullueshëm”.

“Duhet të përmirësojmë klimën e biznesit, do të bëni gjithçka për të promovuar turizmin produktet e vendit tonë dhe për të rritur interesin e investitorëve të ndryshëm drejt Shqipërisë, shqiptarët jashtë janë një potencial shumë më i madh se shqiptarët brenda, për arsye se për fat të keq, një nga pjesët më vilate të shoqërisë sonë dhe më të kualifikuar ndodhet jashtë vendit, është problem, por është edhe avantazh duke pasur parasysh që shumë prej tyre janë mjaft të suksesshëm dhe kanë ndikim në vendet ku sot jetojnë”- tha Meta.

Ai ka vlerësuar krijimin e ministrisë së Diasporës. “Kjo është pozitive se kemi detyrim të kemi marrëdhënie shumë të qëndrueshme dhe të tregojmë mbështetje dhe kujdes për ta”.

Duke u ndalur te viti që vjen si Viti i Skënderbeut, Meta dha edhe një mesazh të rëndësishëm: Nuk e kemi të vështirë të ndahemi për fat të keq, shpresoj që viti i Skënderbeut të na bashkojë të gjithëve se është figurë përbashkuese për kombin, dhe është moment për ti bashkuar shqiptarët dhe për të ngritur më lart vlerat e kombit tonë, por edhe për të dhënë mesazh bashkimi jo për një ditë, por plan afatgjatë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.