Kryesore

“Vizat”, deklarata e fortë e Presidentit Meta: Jemi në monitorim nga BE-ja

10:51 - 18.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mes mesazheve te dhëna nga i pari i shtetit, gjatë takimit të sotëm me ambasadoret, presidenti Meta nuk ka fshehur edhe faktin se vendi ynë ndodhet ne monitorim për çështjen e vizave.




Meta u ndal në takimin e fundit që pati në Kosovë, dhe kërkesës së bërë nga homologu Thaçi, për dhënien e pasaportave të Shqipërisë për shtetas të Kosovës. Sipas tij, nëse Shqipëria do të ndërmerrte çdo veprim emocional, jo vetëm nuk do të zgjidhte problemin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve të Kosovës, por do të bllokonte lëvizjen e lirë të qytetarëve të Shqipërisë.

“Besoj se dhe ju ndjeni atë presion që ne ndjejmë këtu, me dëshirën për ta tejkaluar këtë pengesë apo izolim, përmes marrjes së shtetësisë shqiptare nga qytetarët e Kosovës, gjë që nuk është zgjidhje, jo për shkak të mungesës tonë të dëshirës por për faktin se ne vetë jemi në monitorim për çështjen e liberalizimit të vizave nga vendet e BE-së dhe të zonës Shengen”- tha Meta.

Sipas Metës, çdo veprim emocional nuk do të zgjidhte problemin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve të Kosovës por do të bllokonte lëvizjen e lirë të qytetarëve të Shqipërisë.

“Ndërsa në një plan më afatgjatë kjo nuk do të thoshte asgjë për marrëdhëniet e Kosovës me BE-në, përkundrazi do i vinte ato në një pozitë edhe më të vështirë. Ndaj unë shpresoj që pas raundit të dytë të zgjedhjeve që po bëhen atje edhe politika e Kosovës të bëjë përpjekje më të mëdha për të kapërcyer këtë moment sepse zgjidhja e këtij problemi do ta përqendronte akoma më mirë Kosovën”- tha Meta, duke shtuar se dialogu me Serbinë duhet çuar para, dhe “do t’i jepte fund një frustrimi të jashtëzakonshëm që me të drejtë e kanë qytetarët e Kosovës, si  të vetmit në rajon që po përjetojnë një izolim të padrejtë e të pamerituar”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.