BLUETOOTH

Zihet me të gjithë aktorët, Altin Basha largohet nga “Portokalli”?

09:19 - 18.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është vënë në qendër të mediave dhe rrjeteve sociale për shkak se u akuzua nga shumë aktorë si shkaku kryesor i largimit të tyre nga show humoristik, “Portokalli”, të paktën të shumicës prej tyre. Këtë vit, regjisori i “Portokallisë” Altin Basha, ka fituar çmimin si “regjisor i vitit” për shfaqjen “Made in Albania” në ndarjen e çmimeve “Kult”. Pas marrjes së çmimit ai është shprehur se ka ndërmend që t’i rikthehet sërish teatrit. “Për momentin, jam pak i zënë ngushtë, sepse jetoj mes dy botëve. Televizioni më merr kohën më të madhe tani për tani, por besoj se ka ardhur koha t’i rikthehem dashurisë time më të madhe, teatrit”- ka thënë ai.
Ende nuk dihet, nga këto fjalë të tij nëse ka ndërmend që ta lërë “Portokalli”-në e të nisë një sfidë të re, por fjalët lënë vend për dyshime.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.