Tech

“Me Kolin u takuam një ditë para aksidentit…atë natë ferri u futa në dhomë qava…qava. Fati i keq në një natë shekspiriane”!

13:42 - 19.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nesër bëhen 4 vite nga aksident tragjik që i mori jetën ish- ministrit demokrat Sokol Olldashi.




Miku i tij Ilir Kadia përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka kujtuar takimin me Sokolin një ditë para aksidentit tragjik.

Ai ka rrëfyer bisedën 2 orëshe me Çurçillin, siç e thërriste ai Olldashin.

POSTIMI I PLOTË

Mëngjesin e një dite para se të ndodhte aksidenti u takuam rastësisht tek “Artisti“. Po pinim kafe me Ad Krastën kur u shfaq Koli me cigarishte në buzë. Hajde e pimë jashtë! Këtu s’ lejohet! Hajdeni se kam mall! -na tha e ne u çuam me qef.

Biseduam nga të gjitha muhabetet nga “a” tek “zh” për gati dy orë. Sikur u rrëfyem! Unë i thosha Kolit Çërçill! Se jo vetëm i ngjante në atë foton e njohur me puro por edhe pse ishte i qartë dhe i vendosur në çthosh e bënte, si ai.

Kur u dha lajmi në televizion atë natë ferri u futa në dhomën time e qava… qava! Pas varrimit shkova vetë në vendngjarje të bindesha për çfarë kish ndodhur. E njihja shumë mirë atë vend. Kisha punuar ekonomist në kooperative në fillim të viteve 80’. Pyeta mirë e mirë! U binda! Fati i keq në një natë shekspiriane.

Tani, sa herë shkoj në varreza, kthehem medoemos tek Koli!

E shoh në sy gjatë!

Mundohem të çmallem!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.