SPORT

Tavekio: Venturën e zgjodha unë, në merkato kishte mbetur vetëm ai, Montela dhe De Biazi

12:46 - 19.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk po kalon ditë të lehta Karlo Tavekio. Italia po kalon një nga momentet më të vështira të historisë së futbollit “axurr” pas eliminimit të përfaqësueses nga Botërori “Rusi 2018”. “Stuhia” ka kapur sidomos presidentin e Federatës së Futbollit Italian, i cili, gjatë një interviste për programin televiziv italian “Le Iene” ka zbuluar gjendjen e tij shpirtërore…




NJË PENG

Në lot, Tavekio ka akuzuar Venturën: “Është një çështje teknike: ishte faji i tij. Kundër Suedisë u gabua me formacionin”. Ventura nuk dha dorëheqjen, por ishte vetë Tavekio ai që i tregoi derën… ashtu siç e kishte ftuar fillimish. I nxitur nga “hiena” Nikolo De Devitis rreth zgjedhjes së teknikut për stolin e përfaqësueses, Tavekio ka pranuar:

“Po, është e vërtetë, e zgjodha unë,” duke zbuluar edhe kandidatët: “Por, ajo ishte oferta e mbetur. Konte u largua, kishte shkuar te Çelsi… Në merkato kishin mbetur Ventura, Montela dhe De Biazi.” Me të cilin ishte arritur edhe akordi: në fakt, ish-tekniku i Kombëtares shqiptare ishte trajneri i “axurrëve” për 3 javë: drejtori teknik Marçelo Lipi zgjodhi Venturën.

KËSHTU DUHET TË LUANIM

Dhe me zërin që i dridhej shpjegoi se si ndihet: “Nuk jam aspak i qetë, nuk arrij të fle prej katër ditësh. Luajtëm vërtet keq: ndaj kundërshtarëve prej 1 metër e 90 ne krosonim në mes të zonës. Duhej t’i përballonim me të vegjlit, por ata po ngrohnin stolin”. Duke iu referuar, në mënyrë të qartë, Lorenco Insijes, lojtarit të Napolit, i cili nuk e pa fushën për asnjë minutë në sfidën e “San Siro”-s.

Këto kanë qenë të vërtetat e para të Tavekios, pas “së hënës së zezë” të “San Siro”-s: me shkarkimin e Xhian Piero Venturës dhe fjalët e presidentit që ishte limituar të shpjegonte (shkurtimisht) sesi i dha lamtumirën trajnerit. Asnjë shfryrje, përveçse në privat, deri në këtë moment: Tavekio nuk është përmbajtur, i dokumentuar nga të dërguarit e “Le Iene”, të cilët do raportojnë deklaratën e plotë të presidentit. /PanoramaSport


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.