EKONOMI

10 këshilla për parandalimin e gripit te fëmijët

09:55 - 20.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në këtë periudhë të vitit, klima e ftohtë sjell edhe virozat stinore si gripi, dhimbjet e fytit, ftohjen e pneumoninë, e një ndër kategoritë më të prekura janë fëmijët. Kështu që, prindërit duhet të tregohen shumë të kujdesshëm e të marrin masa parandaluese për t’i mbrojtur vogëlushët nga këto sëmundje. Më poshtë po japim 10 këshilla të vlefshme për të mbrojtur fëmijët tuaj nga virozat e ndryshme stinore.




1. Sigurohuni që fëmija juaj të bëjë vaksinën e gripit këtë sezon
Edhe pse vaksina nuk mund të parandalojë plotësisht marrjen e gripit nga vogë-lushët, pasi është deri në 62% efektive, mund të ndihmojë që edhe në rastet e prekura, sëmundja të kalojë më shpejt.

2. Kujdes kur kolliteni apo teshtini
Infeksionet e gripit mund të përhapen shumë shpejt përmes kollës dhe teshtitjes, kështu që mësoni fëmijët të mbulojnë gojën dhe hundën me një shami dhe sigurohuni që të pastrojnë duart vazhdimisht.

3. Mbani fëmijët tuaj në shtëpi
Nëse vogëlushët janë të sëmurë duhet t’i mbani në shtëpi e kërkojuni mësuesve që të mbajnë tavolina në klasë të ndara dhe jo t’i shtyjnë së bashku për të formuar tavolina më të mëdha. Gjithashtu, fëmijët e prekur nga gripi duhet t’i mbani në dhomën e tyre si dhe merrni parasysh shmangien e turmave të mëdha.

4. Mbani duart dhe sendet/sipërfaqet e përbashkëta të pastra
Kjo është koha më e rëndësishme e vitit për larjen e duarve. Mësoni fëmijët që të lajnë duart për të paktën 20 sekonda. Virusi i gripit mund të jetojë deri në 8 orë në sipërfaqe, kështu që përpiquni të hiqni mikrobet nga lodrat, tavolinat, telefonat, duke përdorur ujë të nxehtë me sapun ose një produkt pastrimi të posaçëm dezinfektues.

5. Dietë e ekuilibruar
Ofrojini fëmijës tuaj një dietë të ekuilibruar, duke përfshirë fruta, perime, qumësht dhe ujë. Sigurohuni që fëmija të ketë bërë mjaftueshëm gjumë (të paktën 10 orë për fëmijët e moshës shkollore dhe 12 orë për të vegjël). Inkurajoni të paktën një orë aktivitet fizik në shumicën e ditëve të javës.

6. Mos iu afroni personave të sëmurë
Paralajmërojeni fëmijën tuaj të qëndrojë larg nxënësve të sëmurë në klasë. Kërkoni edhe vitaminat A, C, E dhe ato të cilat përmbajnë selenium dhe zink për t’u mbrojtur nga sëmundjet.

7.Konsumoni lëngje
Ruani në shtëpi supë dhe ushqime të nxehta, të cilat do t’ju ngrohin gjatë stinës së dimrit. Konsumoni vazhdimisht pije të nxehta si çaji, kafeja apo të tjera. Çaji është shumë i mirë për dhimbjen e fytit. Çaji i gjelbër dhe çaji me limon dhe mjaltë janë pijet më popullore të konsumuara në ditët e ftohta.

8. Merrni vitamina
Sigurohuni që pjesëtarët e familjes tuaj së marrin vitamina të bollshme çdo ditë. Kur nuk gjeni fruta apo perime të cilat janë të pasura me vitamina, mund të përdorni tabletat e vitaminave në mëngjes ose në darkë. Mbani në çantë tableta vitamine C edhe për dhimbjet e fytit. Nëse ndjeni shenjat e ftohjes apo gripit, merrni menjëherë një nga këta tableta.

9. Veshje të ngrohta për vogëlushët
Përpiquni të qëndroni në shtëpi së bashku me fëmijët kur është shumë ftohtë apo kur bie shi. Mos e nxirrni fëmijën jashtë me flokë të lagur. Mbajini në vend të thatë dorezat, kapuçin dhe këpucët që përdor kur luan jashtë.

10. Medikamentet që ju duhen
Para se të vijë dimri gjeni dhe mbani në shtëpi qetësues dhimbjesh, zhbllokues hundësh dhe ilaçe kundër alergjisë. Kontrolloni dhe termometrin nëse punon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.