Kryesore

“Arrest me burg” për Orest Sotën, avokati: Biznesmeni nuk kishte dijeni për patentat

13:03 - 20.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas dhënies së masës së sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për biznesmenin Orest Sota, i cili u arrestua pasi ju gjetën në makinë 830 mijë euro dhe dy patenta të Saimir Tahirit, avokati Fatmir Braka, në një dalje për mediat ka pohuar:




“Vetë shoferi ka pranuar që ka bërë një gabim shumë të madh që kanë qenë ato patenta aty. Sota nuk ka pasur dijeni për këto patenta”. I pyetur nëse klienti i tij ka njohje me Tahirin, avokati u shpreh: “Njohje ka, por nuk do të thotë që ka lidhje me Samir Tahirin. Prokuroria e deklaroi, por nuk e mbështeti me asnjë provë. Paratë janë të gjitha të justifikuara”.

Mohimi nga financieri i Kurum – “Këtu gabon dhe prokuroria pasi financieri nuk ka bërë asnjë bisedë me Lefter Sotën. Ka një marrëveshje gojore mes Lefter Sotës. Lefter Sota ka pasur mijëra dokumente me Kurum. Nuk ka asnjë parregullsi

Nga momenti që është kapur Oresti dhe deri tani kanë bërë transaksion 700 mijë euro me Kurum”, – ka deklaruar avokati.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.