BOTA

Gjermani, dështojnë bisedimet për formimin e koalicionit qeverisës

19:08 - 20.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bisedimet për formimin e një koalicioni qeverisës në Gjermani kanë dështuar, duke e lënë kështu Angela Merkelin të përballet me sfidën më të madhe në 12 vjet si kancelare. Partia e Lirë Demokratike (FDP) u tërhoq pas katër javësh bisedime me bllokun CDU-CSU të Merkelit dhe të Gjelbërit.  Lideri i FDP-së, Christian Lindner, është shprehur se nuk kishte baza besimi mes tyre. Presidenti gjerman Frank Ëalter Steinmeier është shprehur se Gjermania po përballet me një situatë të paprecedentë dhe se ai vetë do të mbajë bisedime me të gjithatë partitë. Frank Walter Steinmeier u shpreh gjithashtu se do të përfshijë partitë që nuk ishin të përfshira në bisedime dhe i bëri thirrje politikanëve të bashkëpunojnë dhe të bien në kompromis për të mirën e vendit. Ai pranoi gjithashtu se janë ngritur shqetësime edhe në vendet fqinje rreth kësaj situate. Më herët Angela Merkel është shprehur se i vjen shumë keq për dështimin e këtyre bisedimeve. Ndërkohë, Social Demokratët, të drejtuar nga Martin Schulz, e kanë përjashtuar sërish bashkimin në koalicionin e madh me bllokun e Merkelit. “Nuk kemi frikë nga zgjedhjet e reja”-është shprehur Schulz. Blloku i Merkelit, fitoi zgjedhjet në muajin shtator, por nuk pati përqindjen e duhur për të formuar qeverinë. “Si kancelare, do të bëj gjithçka që mundem për të siguruar që ky vend të menaxhohet mirë në javët e ardhshme të vështira”-është shprehur Merkel. “Gazeta Shqiptare”




Juliana Knezi


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.