Kryesore

A e shiti LSI-ja Manjanin? Ja si përgjigjet kryetarja, Monika Kryemadhi

19:20 - 21.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në edicionin e lajmeve në Syri.net, ka folur për një çështje të mbetur pezull si çështje ajo e shkarkimit të Ylli Manjanit. E pyetur nëse e shiti LSI-ja, Manjanin apo jo, Kryemadhi përgjigjet kështu:




“Jo ne nuk e shitëm. Z. Manjani u shkarkua nga z. Rama. Unë nuk e kam pranuar personalisht. Sigurisht që LSI do të merrte vendimet shumicës. Unë isha pakicë. Kam votuar kundër shkarkimit. Nuk kam asnjë lloj kompleksi në këtë drejtim. Unë e kam thënë dhe do ta them gjithmonë që në momentin që ai zotëri shkarkoi z. Manjani, LSI duhet të ishim larguar nga qeveria, edhe pse ai i kishte votat në Grupin e Partisë Demokratike. Këtë e dinë shumë mirë edhe vetë deputetët e PD-­së. Ata e dinë më mirë se ne që edhe po të largoheshim ne nga qeveria Rama i kishte votat për të bërë qeverinë tjetër”, ­ishte kjo përgjigja e Kryemadhit./Syri.net


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.