AKTUALITET

EMRAT/ Vijon vala e vettingut, ja cilët janë 13 prokurorëve që do kalojnë në site

19:50 - 21.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur sot procesin e kontrollit të dosjeve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për 13 prokurorë, përfshi këtu edhe kryeprokurorin në detyrë, Adriatik Llalla. Ata janë të parët që po i nënshtrohen këtij procesi, pasi kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.




Ndërkohë që në Prokurorinë e Përgjithshme janë përzgjedhur për tu kontrolluar nga  tre dosje për kreun e akuzës Adriatik Llalla, për  anëtarin e KED Rovena Gashi  si dhe për tre kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë Kosta Beluri, Anila Leka, dhe Arben Dollapi.

Procesit të vettingut, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda,  po i nënshtrohen: Besnik Muçi, Gentian Osmani dhe Gentian Trenova.

Tek Prokuroria e Tiranës po kalojnë në këtë proces kontrolli Dritan Rreshka, Antoneta Sevdari,  Shpëtim Kurti, Arben Nela dhe Adriatik Cama.

Ndërsa me short janë përzgjedhur më parë dhe dosjet për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetueses, Gjykatës së Lartë.

 

PROKURORIA E PËRGJITHSHME

Adriatik LLalla

Rovena Gashi

Kosta Beluri

Anila Leka

Arben Dollapi

 

PROKURORIA E KRIMEVE TË RËNDA

Besnik Muçi

Gentian Osmani

Gentian Trenova

 

PROKURORIA E TIRANËS

Dritan Rreshka

Antoneta Sevdari

Shpëtim Kurti

Arben Nela

Atriatik Cama


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ta nisin nga pasurite , orendite shtepiake,, llogarite bankare, shkollat e femijeve, veshjet, oreve dhe bizhiterite , pikturave etj jo vetem per ta por edhe per te gjithe familjaret, kuneterit, kushurinjte, miqte e ngushte. Si mund te justifikoje Adriatik Lalla pasirine e tij, kur edhe ai edhe e shoqja jane vetem dy rrogetare shtetl ? Si mund te justifikoje vetem pagesat dhe shpenzimet per shkollat e femijeve ky Prokuror ? Vetem keto mjaftojne per te filluar procedimin penal per kete Prokuror marionete dhe te korruptuar ! Pa llogaritur pushime verore ne Sardenje(pushime qe kane kishtuar mbi 30,000 euro, pa perfshire veshjet dhe oret e blera ) Po Prokurore Antoneta Sevdari si mund te justifikoje llogarite bankare ? Sa kane qene pagat qe ka marre kjo prokurore ne vite ? Sa ka qene paga e deklaruar e te shoqit(Arbenit) e deklaruar ne tatime dhe sigurime shoqerore ? A ka bere shpenzime kjo Prokurore per jetesen e saj dhe te familjes ? Perse i ndryshoi paga e te shoqit kur u punesua te firma e Rrok Gjokes ? Cfare perfitoi Arbeni nga Rrok Gjoka kur Xhelal Mziu u fut ne burg nga Antoneta Sevdari ? Sa kane qene te ardhurat e Arben Sevdarit perpara ardhjes se Antonetes ne Prokurorine e Tiranes ? Komisioni i Vetingut ka shume e shume per te bere per te gjithe emrat ne rast se nuk do te ndikohet nga politika. Te shikojme cdo te beje ky komision per keta prokurore ! Aty do te kuotojme seriozitetin qe do te kene per reformen ne drejtesi .

    Përgjigju ↓
  2. Shume mire, ashtu ta bejne dhe ti tregojne ketij populli mush jane te korruptuarit dhe matrapazet e drejtesise ! Te gjithe jane te korruptuar dhe perdorin avoketrerit dhe te afermit per seksere.

    Përgjigju ↓